10 shqiptarë në pranga, “Bild”: Si ra banda me 400 mln euro kokainë në grackën e policisë

In Lajme, Rajoni

Prestigjozja gjermane “Bild” ka shkruajtur për bandën me 10 shqiptarë që u kap me një sasi kokaine që kap vlerën 400 milionë euro.

Plot 1.8 ton kokainë mësohet se ka shpërndarë mafia shqiptare e drogës nëpërmjet Portit të Hamburgut, shkruan “Bild”.

Gazeta gjermane ka dhënë informacion mbi 12 personat që mbahen në paraburgim, që rezultojnë të moshës 21-51 vjeç. Nga personat e ndaluar vetëm 2 janë gjermanë, ndërsa dhjetë të tjerët janë shqiptarë.

Për të futur bandën në grackë avokati i njërit prej shtetasve gjermanë tha se klienti i tij nuk e dinte që firma e tij përdorej për kokainë.

Raportohet se ngarkesa e drogës ka mbërritur në Portin e Hamburgut nga Ekuadori, në një kontejner ku transportoheshin banane.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com