105 vjetori i Policisë / Apeli i fortë i kryepolicit të Shkodrës: Boll më!

In Lajme, Rajoni

Mesazheve të shumta të dhëna sot në 105 vjetorin e themelimit të policisë së shtetit iu shtua dhe ai i shefit të krimit në Shkodër. Saimir Rrustemi në një status në facebook shkruan se vendi ynë nuk është ky që po shikojmë…

“Do ul koken e tju lutem kolegeve te mi: vendosni ne cilen ane te barrikades do qendroni. Do ul koken para prokuroreve e gjyqtareve: Boll me! Vendi ka nevoje per pjesën tuaj te drejte e te ndershme”, shkruan Rrustemi teksa del në mbrojtje të punës së ndershme të punonjësve të policisë.

Mesazhi i shefit te policise kriminale Shkoder 

Sot eshte 105 vjetori i themelimit te Policise se Shtetit. Kjo dite e gjen organizaten tone ne nje moment kyc te historise se saj ku ka filluar nje lufte e fuqishme brenda dhe jashte saj kunder krimit te organizuar. Nje lufte qe do ia ndryshoje faqen vendit tone. Por te vetem ne s’ia dalim dot, s’ia dalim pa ndihmen e cdo institucioni dhe te gjitha hallkave te keti shteti. Prandaj sot une do ul koken dhe do ju lutem duke u kerkuar ndihme. Do ul koken e tju lutem kolegeve te mi: vendosni ne cilen ane te barrikades do qendroni. Do ul koken para prokuroreve e gjyqtareve: Boll me! Vendi ka nevoje per pjesen tuaj te drejte e te ndershme!Do ul koken e do u lutem tatimeve, doganave: A nuk ju mjafton? Eshte edhe momenti i juaj!Do ul koken e do u lutem bizneseve: Mos shikoni daljen nga situatat tuaja financiare duke u mbeshtetur tek parate e krimit! Ato mund t’ju favorizojne nje moment ,por ai moment do jete fundi i biznesit tuaj.Dua te ul koken e t’u lutem mesuesve tane: Ngrihuni ne nivelin qe kerkon puna juaj, edukojini te rinjte tane qe te jene te denje per te qene pjese e paster e vendit te tyre!Do ul koken e do ju lutem institucioneve fetare: Zoti ju ka ngarkuar me nje detyre te rendesishme, te edukoni shoqerine e t’u tregoni se cila eshte rruga e drejte dhe mos harroni se do jepni llogari para tij!Do ul koken e do i lutem te rinjve: Qendroni larg veseve, perbuzeni ate ndjenjen e krenarise per te qene pjese e grupeve kriminale te qytetit! Ne pamje te pare mund t’ua marre mendjen me pasurimin e shpejte me makinat e bukura apo krenarine per t’u dukur i forte, por ju garantoj qe kjo zgjedhje do ju shkurtoje jeten.Mbase jam patetik, mbase jam i dale mode, sic me thone jam kunder rryme, por dua tua perseris:Vendi yne nuk eshte ky! Vendi yne s’mund te jete ky! Vendi yne nuk duhet te jete kurre ky! Zoti na ndihmofte!

 

 

You may also read!

Manchester City marshon drejt titullit kampion, mposht Newcastlen (Video)

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero ka bërë një performancë mbresëlënëse duke kompletuar het-trikun për t’ia siguruar Manchester Cityt fitoren në

Read More...

Deputeti i parlamentit serb nga Zubin Potoku: “Zoti i Veriut” është Milos Radojiciq, rrahu midis qytetit Goran Rakicin

Deputeti i pavarur në Parlamentin serb nga Zubin Potoku, Slavisa Ristic pohoi se Milos Radojicic është “Zot i veriut”.

Read More...

“Ymeri do jetë kryetar i Partisë Socialdemokrate, Ahmeti kandidati i saj për kryeministër”

Gazetari dhe analisti Adriatik Kelmendi, e ka bërë një analizë mbi zhvillimet e fundit në Vetëvendosje dhe ndarjen e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com