15 frutat dhe perimet e dimrit, forcojnë imunitetin, pastrojnë organizmin

In Shendeti

Frutat dhe perimet e dimrit janë të pasur në beta-Carotene, prandaj ato janë të mira për sytë dhe kanë një efekt mbrojtës në lëkurë, ato janë gjithashtu një minierë e vitaminave K, B dhe mineraleve dhe janë të përshtatshme për ata që janë në dietë sepse ato janë të ulëta në kalori dhe janë të pasura me fibra

Ja cilat janë frutat dhe perimet e sezonit të cilat forcojnë sistemin imunitar, ndihmojnë në luftën kundër stresit, pastrojnë organizmin. Janë një minierë e vërtetë vitaminash të cilat karikojnë organizmin për të përballuar ditët e ftohta duke u bërë mbrojtëset ideale të imunitetit. Falë pranisë së lartë të antioksidantëve arrijnë të ngadalësojnë plakjen qelizore dhe të ndihmojnë për të mbajtur më të shëndetshëm duke luftuar kështu stresin, pastrojnë organizmin dhe forcuar imunitetin. Për këtë arsye sot po ju listojmë 15 fruta dhe perime të cilat nuk duhet kurrsesi të mungojnë në listën e ushqimeve dhe në tryezat tuaja.

 

  1. Portokalle

Një minierë e vërtetë e vitaminës C: portokallet forcojnë sistemin imunitar dhe na mbrojnë nga veprimi i viruseve dhe baktereve. Por përveç kësaj, ato janë të pasura me antioksidantë që pengojnë radikalet e lira dhe substancat që bllokojnë toksinat e prodhuara nga ushqimi i papërshtatshëm.

  1. Mandarinat

Përveç të qenit shumë ta pasura me vitaminë C, mandarina dallohet si një një burim i çmuar i mineraleve, të tilla si kaliumi. Është ndër frutat më të përshtatshëm për t’u çlodhur sepse është e pasur me barominë (një substancë që promovon gjumin), dhe gjithashtu ndihmon rregullsinë e zorrëve sepse janë të pasura me fibra.

  1. Shegë

Konsiderohet super frutë, e njohur për vetitë e saj antioksidante: shega (si të gjitha frutat me ngjyrë të kuqe) është veçanërisht e pasur me anthocyanins që luftojnë radikalet e lira, përgjegjëse për plakjen dhe sëmundje të tilla si kanceri. Është gjithashtu shumë e pasur me vitaminë C dhe minerale të tilla, si: kalium, hekur, kalcium dhe magnez.

  1. Dardha

Të pasura me polifenole që parandalojnë veprimin shkatërrues të radikaleve të lira, dardhat gjithashtu përmbajnë një sasi të lartë të kaliumit që ndihmojnë në mbajtjen e presionit arterial dhe fibrave nën kontroll, po kështu rrisin ndjesinë e ngopjes dhe ndihmojnë në mirëfunksionimin e zorrëve.

  1. Mollët

Edhe pse korren në muajt e vjeshtës, mollët mbeten të shkëlqyera gjatë gjithë vitit. Ato nuk duhet të mungojnë sepse janë ndër aleatët më të mirë natyrorë kundër kolesterolit dhe diabetit, dhe kjo falë pektinës, e cila është një fibër e tretshme që jep një ndihmë shumë të vlefshme edhe për mirë funksionimin e zorrëve.

  1. Qitro

Mund të konsiderohet aleati i shkëlqyer për detoksifimin e trupit, shkrin yndyrat, ul kolesterolin në gjak dhe forcon sistemin imunitar falë sasisë së mirë të vitaminës C.

  1. Hurma

Konsiderohet frutë shumë kalorik (65 kalori për 100 gramë) po kështu edhe  shumë të pasura me sheqer, aq sa nuk këshillohen të konsumohen nga diabetikët, por janë njëkohësisht të pasura me fibra që detoksifikojnë trupin dhe përmirësojnë funksionimin e zorrëve.

  1. Kivi

Burimi i fibrave dhe vitaminave C dhe K, që ndihmojnë në koagulimin, kivi është gjithashtu një minierë kaliumi që kontribuon në shëndetin e zemrës dhe po kështu që nxit thithjen e hekurit dhe bakrit

  1. Arra

Përmbajnë shumë kalori (650 kalori për 100 gram), por arrat janë gjithashtu shumë të pasura me acid oleik, Omega 3 dhe Omega 6: acidet yndyrore që ulin kolesterolin e keq.

  1. Lajthi

628 kalori për 100 gramë: edhe lajthitë janë gjithashtu me kalori të lartë, por përveçse të jenë të pasura me acide yndyrore të mira, ato janë një burim i çmuar i folateve dhe kaliumit që ndihmojnë në parandalimin e anemisë.

  1. Bajame

Janë konsideruar si një ilaç i shkëlqyer për energji dhe aleate të përqendrimit, ato janë gjithashtu të pasura me yndyra të mira që ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit të keq në gjak, dhe përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës E, e cila redukton proceset e plakjes së qelizave.

  1. Karçof

I pasur me antioksidantë, karçofi konsiderohet një detokifikues i shkëlqyer falë cinarina, një substancë që gjendet në gjethe që ndihmon në pastrimin e mëlçisë. Për më tepër, falë insulinës, kjo ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit në gjak.

  1. Lakër

E konsideruar si një superushqim i vërtetë: përmban më shumë hekur për kalori sesa një biftek dhe kalcium më shumë se qumështi, është gjithashtu i njohur për të qenë një anti-inflamator i natyrshëm dhe për të qenë i pasur me fibra dhe antioksidantë.

  1. Brokoli

Të pasura me minerale, vitamina C dhe B, brokoli është një burim i çmuar i antioksidantëve dhe ndihmon në detoksifikimin e organizmit tonë.

  1. Kopër

Hypokalorik, (9 kalori për 100 gram), përbëhet kryesisht nga uji. Kopër është i njohur për vetitë e tij të tretjes sepse ndihmon në bllokimin e formimit dhe pastrimit të gazit të zorrëve.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com