21 mijë aktivistë nuk dolën ta votojnë Babën – në zgjedhjet e VV’së morën pjesë vetëm 33 për qind

In Kosova, Lajme

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media një ditë pas zgjedhjeve të brendshme ka bërë të ditur se nga gjithsej 31.000 mijë aktivistë, kanë votuar 10.666 persona, ose në përqindje 33%, duke e konsideruar këtë proces si të suksesshëm.

Këto shifra u cilësuan si rekorde nga Adnan Rrustemi i Komisionit të Përgjithshëm zgjedhor të partisë, i cili ka krahasuar zgjedhjet e vitit 2015-të kur në krye ta partisë u zgjodh Visar Ymeri me 27.43%.

Sipas Rrustemit, numri i përgjithshëm i votuesve në krahasim më këto dy zgjedhje u rrit për 100%.

Ndryshe, dje që nga shpallja e rezultateve finale, u hodhën dyshime mbi procesin demokratik të përzgjedhjes së Kurtit në krye të partisë.

Albin Kurti u zgjodh kryetar i Vetëvendosjes me 98.82% të votave të përgjithshme, me 0.61% kundër, 0.57% abstenim dhe 0.26% vota të pavlefshme.

You may also read!

Serbia kërcënon rrëzimin e Qeverisë së Kosovës nëse nuk themelohet Asociacioni

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka kërcënuar me rrëzimin e Qeverisë nëse Prishtina nuk e themelon Asociacionin

Read More...

Koreja e Veriut: Vazhdimi i sanksioneve amerikane quhet akt lufte

Koreja e Veriut i cilësoi sot sanksionet e fundit të njëanshme amerikane të shpallura të premten si një akt

Read More...

Horoskopi ditor, e Diele 25 Shkurt 2018

Dashi Për shkak te kontradiktave te shumta mes planetëve, jeta juaj ne çift nuk do jete aq e mire

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com