37 të vrarë dhe më shumë se një mijë të plagosur, bilanc lufte në Rripin e Gazës

In Bota, Lajme

Ka shkuar në 37 numri i palestinezëve të vrarë dhe 1300 numri i të plagosurve pas përleshjeve në Rripin e Gazës.

Administrata Trump zyrtarizoi sot lëvizjen e ambasadës amerikane nga Telavivi në Jeruzalem.

Kjo lëvizje zëmëroi palestinezët të cilët nisën një valë protestash. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi bën me dije se mes të vrarëve kishte edhe fëmijë.

Palestinezët hodhën gurë dhe bomba zjarri, ndërsa ushtria izraelite përdori snajperë.

(15:10)

Vijon të përshkallëzohet numri i viktimave në protestën “Marshi i Madh i Kthimit”, që ka nisur më 30 mars në kufi me Izraelin.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për 28 të vrarë dhe afro 900 të plagosur. Në fotot e  publikuara shfaqen shtëllunga tymi në ajër.

(14:34)

Është përshkallëzuar bilanci i viktimave në Rripin e Gazës pas vendosjes së ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalem.

Së paku 16 palestinezë janë qëlluar për vdekje në Gaza nga trupat izraelitë, në përplasjen e përgjakshme.

Zyrtarë të lartë amerikanë do të marrin pjesën në hapjen e ambasadës, duke përfshirë edhe vajzën e presidentit Trump, Ivanka Trump. Ndërkohë grupimi ekstremist “Hamasi” ka mbajtur protesta të fuqishme në gjashtë javët e fundit.

Ministra e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka bërë të ditur se në mesin e të vrarëve është edhe një 14 vjeçar, ndërsa 500 persona kanë mbetur të lënduar. Më shumë se 50 palestinezë kanë vdekur që prej fillimit të protestave.

Kthimi i Jeruzalemit në kryeqytet të Izraelit është kthyer në një “mollë sherri” në raportet me Palestinës.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com