Ambasadori amerikan në Serbi: Uraniumi i varfëruar është përdorur ekskluzivisht në Kosovë

In Kosova, Lajme

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka deklaruar sot për FoNet se shumë ekspertë kanë nxjerrë përfundimin se nuk ka rrezik shëndetësor në Serbi dhe as kudo tjetër në botë ku është përdorur municioni me uranium të varfëruar.

Ai ka shtuar se kështu ka pohuar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e mjedisit.

Scott ka theksuar se municioni me uraniumin e varfëruar është përdorur ekskluzivisht në Kosovë dhe më pak në rajonin e Preshevës e Bujanocit.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në çdo hulumtim serioz shkencor lidhur me këtë, ndërsa OBSH ka treguar se uraniumi i varfëruar nuk bën rrezik serioz për shëndetin”, ka thënë Scott, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se disa shkencëtarë serbë, epidemiologë e radiologë kanë bërë hulumtime të pavarura dhe ata nuk kanë gjetur dëshmi se uraniumi i varfëruar ka shkaktuar probleme shëndetësore në Serbi.

Në Beograd është iniciuar krijim i një Komisioni që do të hetonte dëmtimet shëndetësore nga përdorimi i municionit me uranium të varfëruar.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com