Arsenali humb dhe nuk e ka të sigurt as Europa Leaguen

In Futboll, Sport

Newcastle e ka përmbysur rezultatin kundër Arsenalit për të fituar në fund 2-1.

Pas tri fitoreve me radhë, Arsenali i Arsene Wenger është mposhtur në Premierligë. Ishte WBA  skuadra që befasoi “Topçinjtë”, duke triumfuar 2-1, teksa ishin duke humbur 0-1, shkruan Gazeta Express.

Alexandre Lacazette shënoi për Arsenalin në minutën e 14’ duke bërë që kjo ndeshje të duket kinse e lehtë, por kështu nuk menduan vendasit, që barazuan menjëherë. Në minutën e 29’ për 1-1 shënoi Ayoze Perez.

Kur u mendua se djelmoshat e Wenger do të bëjnë diçka më shumë në pjesën e dytë, Matt Ritchie shokoi mysafirët duke shënuar për 2-1 në minutën e 68-të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Pas kësaj humbje, Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë me 54 pikë, vetëm dy më shumë se Burnley – çka do të thotë se tani duhet të luftojë shumë në ndeshjet e mbetura që të sigurojë edhe Europa Leaguen.

 

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com