Arsyeja pse femrat bërtasin gjatë seksit nuk është kënaqësia por…

In Jetë/Stil

“Archives of Sexual Behavior”, tregon se ato në realitet ata janë zëra të pakontrolluar dhe manipulues për meshkujt. Femrat kanë kuptuar se kur ato bërtasini bën meshkujt të ndihen më mirë.
Kur dëgjoni një performancë vokale të një femre gjatë orgazmës, ndoshta mund të bëheni xheloz për gjithë këtë pasion të brendshëm. Por kërkimet tregojnë se britmat e kënaqësisë te femrat janë ekuivalente me komplimentet e meshkujve. Për to është njëlloj si një frazë “dukesh bukur me këto xhinse”.

Studiuesit amerikanë Gayle Brewer dhe Colin Hendrie kanë anketuar 71 femra, të moshave nga 18 deri në 48 vjeç, të cilave u është kërkuar të përcaktojnë si të vokalizojnë orgazmën e tyre dhe pse e bëjnë atë, nëse nuk kanë arritur ende kulmin e kënaqësisë. “Është e ditur se femrat me anë të vetëdijes vokalizojnë gjatë marrëdhënies në mënyrë që të ngacmojnë meshkujt”, – ka thënë Brewer.

-Femrat nxitojnë

Edhe pse në artikullin e Brewer dhe Hendrie përdoret shprehja “manipulimi femëror i shërben sjelljes së mashkullit”, kjo nuk do të thotë se femrat dëshirojnë të shpërblehen ose të paguhen për entuziazmin e tyre (p.sh. me vathë diamanti). Femrat me anë të britmave i nxisin meshkujt që të arrijnë më shpejtë kulmin, kur marrëdhënia e tyre është e mërzitshme, kur janë të lodhur, nervozë ose thjesht: kur nuk kanë kohë.
Me fjalë të tjera, femrat e përjetojnë marrëdhënien seksuale në mënyrë të zhurmshme edhe atëherë kur nuk janë edhe aq shumë të eksituar. Ndërsa në rastet kur ato janë shumë të eksituar dhe kur orgazma është e vërtetë, sikur gjatë seksit oral, orgazma do të jetë relativisht e qetë. Kësaj do t’i shërbente shprehja, “sa më e fortë, aq më e qetë”.

Bërtitja dhe piskama janë taktika me anë të të cilave femra e eksiton mashkullin, megjithatë përmes tyre ajo dëshiron edhe ta komplimentojë atë.

-Rolet e mësuara

“Për femrat është e rëndësishme që mashkulli të ndjehet i sigurt dhe me reaksionet e zhurmshme pasi forcon vetëbesimin e tij’, – thotë Brewer. Diçka e tillë nuk është e panjohur për profesoreshën e psikologjisë pranë Universitetit të Kansasit, Charlene Muehlenhard. Në studimin “Orgazmat e rrejshme të meshkujve dhe femrave”, të cilin e ka botuar në revistën “Journal of Sex Research”, ajo pohon se meshkujt dhe femrat gjatë seksit ndjekin rolet e skenarit të pashkruar: “Mashkulli duhet që ta çojë femrën deri te orgazma, sepse kjo tregon kualitetin e punës së tij’.

Meqenëse femra nuk mund të ejakulojë, meshkujt duhet të bazohen te disa shenja të tjera, në mënyrë që ta dinë se e kanë kryer me sukses punën e tyre.

“Ne jemi krijesa biologjike. Është vështirë të kuptohen arsyet biologjike të prodhimit të zhurmës gjatë seksit, por duhet të tentojmë ta bëjmë këtë duke studiuar sjelljen seksuale të kafshëve”, ka thënë Muehlenhard.

Fatkeqësisht, socializimi nuk do të thotë se leksionet që i mësojmë janë të sakta. Hulumtimet tregojnë se meshkujt dhe femrat mendojnë se e dinë se çfarë dëshiron gjinia e kundërt, ndërsa shumë shpesh gabojnë për këtë dhe prandaj e gënjejnë njëri-tjetrin.

You may also read!

Kushtojuni vëmendje këtyre pasojave të tiroideve

Hormonet tiroidale duhen mbajtur nën kontroll gjatë gjithë jetës, sepse mund të ndikojnë negativisht te shumë sisteme në trup

Read More...

Horoskopi ditor, e Premtë 20 Prill 2018

Dashi Sot çiftet më të rrezikuara janë ata që kanë pasur diskutime në të kaluarën. Edhe ata që janë

Read More...

Raportet Rusi-SHBA: Ministria e Jashtme ruse bën paralajmërimin …

Lidhjet e drejtpërdrejta të fluturimit midis Rusisë dhe SHBA-së mund të ndërpriten plotësisht, për shkak të politikës së vazhdueshme

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com