‘Ata që vranë Hajdarin, Konushevcin dhe Krasniqin, ata përgatiten atentat edhe ndaj Rugovës’ (Audio)

In Lajme, Rajoni

Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, ne kohen kur ky i fundit ishte President i Shqipërisë, i dënuar në mungesë me 25 vjet burg për përfshirjen në vrasjen e Azem Hajdarit në vitin 1998, ka folur ekskluzivisht për emisionin Magazina te Radio Dukagjinit.

Duke folur për vrasjen e Azem Hajdarit, Haxhia këtë akt e ndërlidhi edhe me vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe Ilir Konushefcit. Madje, sipas tij, po të njëjtit kanë tentuar ta eliminojnë fizikisht edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova në vitin 1999, në aeroportin e Rinasit.

“Është një lidhje që e bënë mes vrasjes së Azem Hajdarit e kolonel Ahmet Krasniqi. Është e njëjta dorë jo vetëm e këtyre, por edhe në vrasjen e gjeneral Ilir Konushevcit në të gjithë këto vrasje. Dua të them edhe diçka që ka qenë i përgatitur edhe një atentat ndaj presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova nga viti 1999, po nga ky grup dhe për arsye si duket i njoftuar nga shërbimet huaja, Rugova nuk zbriti fare nga avioni në Rinas, për të ardhur në Tiranë. Por, ato bomba të telekomanduara që do të përdoreshin për të eliminuar Rugovën, i janë dhënë grupit të komandës që ka eliminuar Haklajn”, tha Haxhiu.

Ish-truproja i Sali Berishës ka mohuar përfshirjen e tij në vrasjen e Azem Hajdarit duke theksuar se kur të ekstradohet në Shqipëri ai do të kërkoj rihapjen e rastit “Hajdari”.

“Unë nuk kam pas fare të bëjë me këtë vrasje. Këto akuza kanë qenë, akuza politike të sajuara nga dy krahët e politikës, por të fshehur urdhëruesit e vërtet të vrasjes së Hajdarit. Në këtë vrasje, sipas të gjitha atyre që kam arritur të kuptoj, pas një periudhe shumë të gjatë janë ngatërruar shumë segmente. Që nga shërbimi sekret shqiptar, segmentet e shërbimeve të huaja dhe segmenti të politikës së Kosovës”, tha Haxhia duke thënë se lidhjet do të sqarohen kur të sillet kur të rihapet kjo çështje.

Gjykata e Lartë në Turqi ka miratuar ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com