Atifete Jahjaga mungon në seancën lidhur me padinë për shpifje

In Kosova, Lajme

Është mbajtur seanca dëgjimore në lidhje me padinë për shpifje ndaj ish-presidentes Atifete Jahjaga.

Jahjaga ka munguar në seancë, ndërsa është përfaqësuar nga avokati i saj, Arianit Koci.

Kunetërit e Shyhrete Berishës, të mbijetuarës së masakrës nga Suhareka të vitit 1999 kanë paditur ish-Presidenten Jahjaga për shpifje.

Padia lidhet me deklaratën e Jahjagës se “Shyhrete Berisha është nxjerrë zhag nga shtëpia ku kishte jetuar me burrin dhe fëmijët e saj”.

Familja Berisha është tërhequr nga kërkesa për caktimin e masës së sigurisë, mirpo jo edhe nga padia ku ata kërkojnë 250 mijë euro dëmshpërblim nga Atifete Jahjaga, njofton Klan Kosova.

Avokati i Jahjagës, Koci, ka thënë se “padia është dorëzuar pas afatit të paraparë ligjor dhe si e tillë është dashur të hidhet poshtë menjëherë”.

You may also read!

Serbia kërcënon rrëzimin e Qeverisë së Kosovës nëse nuk themelohet Asociacioni

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka kërcënuar me rrëzimin e Qeverisë nëse Prishtina nuk e themelon Asociacionin

Read More...

Koreja e Veriut: Vazhdimi i sanksioneve amerikane quhet akt lufte

Koreja e Veriut i cilësoi sot sanksionet e fundit të njëanshme amerikane të shpallura të premten si një akt

Read More...

Horoskopi ditor, e Diele 25 Shkurt 2018

Dashi Për shkak te kontradiktave te shumta mes planetëve, jeta juaj ne çift nuk do jete aq e mire

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com