ATK inkason 5.2 miliard euro për 18 vite

In Ekonomi

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka mbajtur sot konferencë për media, me rastin e 18 vjetorit të themelimit të ATK-së, si dhe 10 Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë konferencë u prezantua zhvillimi i administratës tatimorë ndër vite, me ç ‘rast drejtori Imeri shpalosi disa nga arriturat të cilat kanë ndikuar mjaft mirë në rritjen e përmbushjen vullnetar, si dhe ngritjen e shërbimeve efikase ndaj tatimpaguesve.

Gjatë kësaj konference drejtori Imeri tha se ATK është institucion i cili përgjatë këtyre 18 viteve ka arritur të jete e konsoliduar për zbatimin e të gjitha obligimeve të përcaktuara me ligj, si dhe të gjitha reformave të cilat kanë ndodh në Republikën e Kosovës, po ashtu edhe përgatitjen për reformat që do të ndodhin gjatë këtij viti. Drejtori ndër tjera, foli edhe për historikun e zhvillimit të ATK-së, ku përmendi shumë sfida, me të cilat janë përballur zyrtaret tatimor gjatë zbatimit të Legjislacionit Tatimore.

Më tej  Imeri, përmendi se performanca e të hyrave,  për të cilën tha se është rezultat i ngritjes së nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, punës së palodhshme të zyrtarëve të administratës tatimore, modernizimit të shërbimeve tatimore dhe rritjes së komunikimit me tatimpaguesit. Të hyrat e inkasuara për gjatë këtyre 18 viteve janë në vlerë 5.2 miliard euro, ndërsa për muajin Janar 2018 kanë shënuar rritje për 6 milionë euro ose 13 % më shumë se  muaji janar i vitit 2017, vlera e inkasuar për muajin Janar është 51.4 milion euro, ndërsa në raport me planin janë realizuar më shumë  të hyra në vlerë prej 2.6 milionë euro ose mbi 5.3 %.  Gjatë kësaj konference po ashtu u promovua  ueb-faqes së ATK-së, e cila është ri-dizajnuar që të jetë sa më e lehtë për përdorim nga ana e tatimpaguesve.

Në fund të kësaj konference, u ritheksua zotimi i drejtorit të Përgjithshëm se do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje, që të avancojmë edhe më tutje ofrimin e shërbimeve profesionale dhe në kohë për tatimpaguesit.

You may also read!

Shpërthen Klopp: Ramos, je kanceri i futbollit! (Foto)

“I dashur Ramos, ndoshta për tifozët e skuadrës tënde mund të jesh hero, por për ata që e duan

Read More...

Rusët nuk i japin vizë se është shqiptare? Era Istrefi rrezikon performancën për hapjen e Botërorit

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi do të jetë zëri i këtij Botërori, teksa do të së bashku me Will Smith

Read More...

Arifi ia rikujton Vuçiqit marrëveshjet që nuk i ka zbatuar

Shefi i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë në Bruksel, Avni Arifi, ka përmendur marrëveshjen për energjinë të

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com