Ato janë varre pushtuesish, mbretëria e Greqisë pushtoi dhe vendosi ligjet e veta

In op/ed

Në thirrjen e Mbretit Jorgo i IIthuhej se populli shqiptar duhet t’i bindet tashmë vetëm ligjeve të Mbretërisë së GreqisëNga dokumentet e asaj kohe jepen të dhëna se ushtria e Greqisë ishte pushtuese që kishte zëvendësuar pushtuesin italian.

Nga Arben Llalla

Me dekret të kryeministrit Edi Rama varret e ushtarëve grekë që pushtuan Shqipërinë në nëntor 1940 – prill 1941 do të quhen varre historike kombëtare dhe këta ushtarë do përkujtohen nga Republika e Shqipërisë çdo 28 tetor si çlirimtarë të popullit shqiptar.

Ky është paradoksi më i madh i politikës shqiptare të pas viteve 1990, ku pushtuesi nderohet si çlirimtar. Për fat të keq, përballë politikës së keqe të Edi Ramës për të nderuar pushtuesit grekë me një ditë të veçantë heshtin deputetët, akademikët, profesorët e historisë të institucioneve të ndryshme dhe në fund hesht edhe vetë populli shqiptar, bijtë e të cilit kanë derdhur gjak duke mbrojtur tokën e tyre nga pushtuesit e ndryshëm, duke përfshirë edhe grekun e 1914 e të 1940. (Gjyshja ime thoshte greku i parë e greku i dytë).

Ushtria e Mbretërisë së Greqisë ju përgjigj me armë ultimatumit të Italisë fashiste më 28 tetor 1940, duke mos lejuar që ushtria pushtuese italiane të shkelte në Greqi. Pas 10 ditë luftimesh midis dy ushtrive, divizionet greke hynë në territorin e Shqipërisë, e cila ishte e pushtuar nga Italia që më 7 prill 1939. Ushtria greke arriti të vendosej deri në Pogradec dhe afër Vlorës, duke marrë kontrollin e plotë të Bilishtit, Ersekës, Leskovikut, Korçës, Pogradecit, Sarandës, Himarës, Gjinokastrës, Tepelenës, Përmetit.

Me të marrë këto territore Mbretëria e Greqisë nxitoi dhe nxori dekretin e famshëm të 10 nëntorit 1940, ku i shpallte Luftë Mbretërisë së Shqipërisë, e cila tashmë kishte mëkëmbës një italian. Ky ligj i Mbretërisë së Greqisë vazhdon ende të funksionojë juridikisht duke qëndruar si një hendek ndarës midis dy fqinjëve, ku pasuritë e shqiptarëve janë të sekuestruara në konservim pa të drejtë nga Greqia.

Me të dalë dekreti i Greqisë që i shpallte luftë Shqipërisë, në të gjithë territorin shqiptar, ku tashmë ishte vendosur ushtria greke dolën dekrete më 22 nëntor, ku gjuha greke tashmë ishte gjuhë zyrtare dhe flamuri i Greqisë do të zëvendësonte flamurin italian dhe shqiptar.

Në thirrjen e Mbretit Jorgo i II, thuhej se populli shqiptar duhet t’i bindet tashmë vetëm ligjeve të Mbretërisë së Greqisë. Pra, nga dokumentet e asaj kohe jepen të dhëna se ushtria e Greqisë ishte pushtuese që kishte zëvendësuar pushtuesin italian.

U bë zëvendësimi i tabelave treguese rrugore në dy gjuhë, shqip edhe greqisht, dokumentet bashkiake jepeshin në dy gjuhë, pra greqishtja ishte bërë gjuhë zyrtare në qytetet shqiptare, atje ku ushtria greke kishte përzënë ushtrinë italiane. Në qytetet e lartpërmendura mund të blije vetëm me monedhën greke “dhrahmi”.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë humbi pavarësinë e saj dhe komandohej nga Kisha Ortodokse e Greqisë.

Gjatë kësaj periudhe Mbreti Zog dhe shumë intelektualë i bënë thirrje Greqisë që të bashkohen bashkë si dy fqinjë të mirë për të luftuar ushtrinë fashiste italiane, por Greqia ju përgjigje se tashmë Veriu i Epirit ishte bashkuar me mëmën Greqi.

Në bisedimet greko-gjermane që u zhvilluan nga mesi i muajt Prill 1941, pala greke udhëhiqej nga Mitropoliti i Janinës, Spiridon Vllehu, i cili në shkurt 1913 kishte qenë në krye të ushtrisë greke në luftën për marrjen e Janinës dhe në vitin 1914 udhëhoqi trupat greke që kryen masakra në jugun e Shqipërisë dhe shpallën Autonominë e Veriut të Epirit. Ky klerik i lartë që më vonë do të bëhej Kryepeshkop i Greqisë kishte mbajtur postin e ministrit të arsimit dhe fesë në vitin 1914 gjatë aneksimit të Jugut të Shqipërisë. Mitropoliti i Janinës Spiridon Vllehu u kërkoi gjeneralëve gjermanë që jugu i Shqipërisë t’i mbetej Greqisë si pjesë e kapitullimit të saj. Mitropoli në fjalë ka qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ushtrinë EDES të Napoleon Zervës në gjenocidin e kryer në Çamëri më 1944-45.

Prandaj, qeveria Rama 2 duhet të bëjë kujdes, kur nxjerrë dekrete që cënojnë territorin e Shqipërisë dhe historinë kombëtare. Historia nuk mund të shkruhet sipas oreksit të njërit apo të tjetrit, por ajo shkruhet në bazë të fakteve, të cilat janë kokëforta.

Praktika ndërkombëtare në rastet e nderimit të ushtarëve të huaj është të ndërtohet një monument dhe jo ndërtimi i rreth tetë mijë varreve greke boshe, të cilat nesër do ngrenë pretendimet territoriale të Greqisë. Këto varre cënojnë sovranitetin dhe Kushtetutën e Shqipërisë, nxit grupet ekstremiste greke që janë të shumta të përfaqësuar denjësisht në qeverinë e sotme dhe Kuvendin e Greqisë.

You may also read!

Pamje të rralla, Oliver Ivanoviq ia puth dorën vajzës së Bajram Rexhepit (Video)

Në këto pamje të rralla, arkiv e agjencionit të lajmeve Associated Press, të publikuara më 2015-ën, shihet se si

Read More...

Policia e Kosovës zbulon pronarin e veturës që vrau Ivanoviqin

Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë së Kosovës, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë

Read More...

Vllasi: Oliveri është vrarë nga serbët, por Beogradi do t’ua veshë shqiptarëve

Disa goditje me revole zhurmëmbytëse ishin fatale për Oliver Ivanoviq, liderin e SDP-së, që u vra në mëngjesin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com