Autori i logos së 10-vjetorit të Pavarësisë së kosovës mohon akuzat për plagjiaturë

In Kosova, Lajme

Pas publikimit se edhe logoja e dytë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës , kishte ngjashmëri me atë të Kongresit të Partisë Shqiptarë të Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka reaguar krijuesi i saj.

Zeni Ballazhi, autor i logos së dytë, ka thënë se logoja dhe Medalja Presidenciale si shenjë festive, ngjyrat e logos vizualisht janë nga flamuri i Republikës së Kosovës.

Sipas tij, kjo logo është kompozuar figurativisht me shiritat festiv të cilët krijojnë numrin dhjetë bashkë me simbolin e shtetit, kombinim i numrit me simbolet e shtetit si një mesazh feste për shënimin e këtij viti jubilar.

“Kjo logo ka edhe karakteristikë të veçantë gjatë këtij segmenti kohorë 10 vjet pavarësi si ato kulturore, historike shoqërore me një kreaturë artistike të përshtatshme për të kombinuar mesazhin e dedikuar për pavarësi si një shenjë identifikuese për këtë manifestim. Kjo logo (medalje) nuk sfidon simbolet e shtetit, por është një stilizim i numrit dhjetë enkas për këtë manifestim jubilar dhe yjet duke reflektuar zhvillimin e Republikës së Kosovës drejt BE-së”, ka thënë Ballazhi.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com