Brnabiq flet për planin e Perëndimit për Kosovën që iu dorëzua Vuçiqit

In Lajme, Rajoni

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq sot, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse presidenti Aleksandar Vuçiq ka marrë një dokument zyrtar për zgjidhjen e ‘çështjes’ së Kosovës, tha se ka biseduar me Vuçiqin për këtë, por nuk mund të komentojë publikisht për të mos rrezikuar pozicionin negociues.

“Ai mori sugjerime verbale, por në këtë pikë për shkak të pozitës negociuese nuk do të komentoj,” tha  Brnabiq gjatë një vizite në Panairin Bujqësor në Novi Sad.

Ndryshe, tanimë në Sofje të Bullgarisë janë mbledhur liderët evropianë, ku pjesëmarrës është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandar Vuçiq, shkruan Indeksonline.

Vuçiq ka thënë se ka pranuar një plan të përgatitur nga Perëndimi si propozim për zgjidhje të çështjes së Kosovës.

Ndërsa, Thaçi ka bërë të ditur se është takuar me Federica Mogherinin dhe se i ka thënë që Kosova tashmë i ka kryer obligimet që i takojnë.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com