Çamëria dënohet me vdekje

In op/ed

Nga Enkel Demi

Duhet thënë që Shqipëria ende nuk e ka pranuar të heqë përdorimin e emrit “Çamëri” në tekset shkollore të historisë dhe gjeografisë. Por, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kryeministri Edi Rama e kanë marrë në konsideratë këtë alternativë që kënaq marrëzinë greke. Në të gjitha qasjet e tyre në publik, ata janë shprehur për “territore shqiptare” në Greqi dhe jo për Çamërinë, duke bërë një matje të opinionit. I vetmi politikan që vuri alarmin për këtë punë ishte Shpëtim Idrizi, i cili tha disa ditë më parë se ta harrojnë ata që duan të sajojnë një gjë të këtillë.

Meqë shqiptarët nuk shquhen për ndjenja të larta patriotike, veç kur luan Kombëtarja, është e mira të bëhet një shpjegim i thjeshtë. Të mos përdorësh emrin “Çamëri”, është të shuash një histori që vjen nga lashtësia. Krahina e ka marrë emrin nga lumi Thiam, i cili në të folmen e shqiptarëve bëhet “çam”. Në këtë krahinë, ku gjendet lumi Thiam (sot lumi Kalama) dhe lumi Akheron (sot lumi i Gliqisë ose lumi i Frarit) janë thurrur mitet e lashtësisë. Atje gjendet Orakulli i Dodonës (shih studimet e profesor Arsim Spahiut) që shihet si paraprirësi i Olimpit.

Lumi Akheron është lumi që dërgon shpirtrat në ferr, ndërsa Homeri është lindur dhe rritur pikërisht në këtë krahinë të pellazgëve, ilirëve dhe shqiptarëve. Aty janë thurrur legjendat, përrallat, mitet, këngët dhe vallet. Sipas Greqisë tani duhet t’u themi fëmijëve që vallja e Osman Takës është e territoreve shqiptare në Greqi. “Tumankuqja” e territoreve shqiptare në Greqi, suljotët janë të territoreve shqiptare në Greqi. Duhet t’u themi që Sami Frashëri në veprën e tij “Fjalor i përgjithshëm i historisë dhe gjeografisë”, botuar në Stamboll në vitin 1889, nuk foli për Thesprotinë/Çamërinë, por për territore shqiptare në Greqi. Hasan Tahsini nuk lindi në Ninat të Çamërisë, por në territore shqiptare në Shqipëri, meqë bashkë me Konispolin gjeneral Telini na e la në Shqipëri.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com