Çdo gjë që keni dashur të dini rreth dredhëzave – frutat e preferuara të verës!

In Shendeti

Vera mund të quhet edhe “sezoni i dredhëzave” me të gjitha sallatat e pemëve dhe desertet që mund të bëhen nga ky frut i mahnitshëm. Ja gjithçka që duhet të dini rreth dredhëzave – frutave më të preferuara të verës.

Si të zgjedhim dredhëzat më të mira në dyqanet shitëse

Ekzistojnë qindra lloje të dredhëzave (kryesisht rriten në rajone dhe sezone të ndryshme) por ajo që doni të kërkoni është ngjyra e kuqe e zjarrtë e tyre. Pra, zgjedhni dredhëza të pjekura mirë me ngjyrë të kuqe të errët sepse shumica i mbledhin të papjekura tërësisht dhe kanë ngjyrë më të hapur. Pra, sa më shumë ngjyrë të kenë ato, aq më të mira janë. Shmangni dredhëzat e zbehura dhe kërkoni ato me gjethe të freskëta jeshile dhe jo gjethe të thara.

Si të ruani dredhëzat

Mënyra më e mirë për t’i ruajtur dredhëzat të freskëta për sa më gjatë të jetë e mundur është t’i mbani në ambient të ftohtë. Kjo nënkupton mos t’i leni në makinë e të avullojnë nga nxehti përderisa ju kryeni ndonjë punë tjetër. Pasi t’i bleni dredhëzat dhe t’i dërgoni në shtëpi, mbani këto fruta të ndjeshme në vend të thatë dhe mos i shpëlani derisa të uleni për t’i ngrënë, sepse uji inkurajon rritjen e mykut dhe dredhëzat fillojnë të prishen më shpejtë.

Si të përgatitni dredhëzat

Shpëlani ato shpejtë me ujë, më pas thani para se t’i preni. Më pas ua hiqni gjethet jeshile duke i prerë me kujdes me thikë. Kini kujdes me mbeturinat, mos ua hiqni tërë përbërjen e ngrënshme, vetëm gjethet në krye.

Për t’i ngrirë dredhëzat, hiqni gjethet dhe preni çdo pjesë të zbutur nga dredhëzat para se t’i vendosni në frigorifer. Ju poashtu mund t’i vendosni në një tepsi të gjerë pa u prekur njëra me tjetrën dhe t’i ngrini në frigorifer – në mënyrë që të shmangni fërkimin së bashku.

Si të gatuajmë gjëra me dredhëza

Dredhëzat janë të mira edhe ashtu në vete, por ka edhe disa mënyra se si ju mund të ëprgatisni ndonjë desert apo sallatë frutash të preferuar. Mund të mendoni rreth brusketave të ëmbla me dredhëza, sallatë e spërkatur me dredhëza apo pizza me dredhëza me djathë dhe arugula. Poashtu mund të ngrini dredhëzat e më pas t’i vendosni në gotë me një kub akulli në limonadë të freskët. Është diçka vërtetë gjeniale.

Cilat janë përfitimet ushqyese të dredhëzave?

Pjesa më e mirë e dredhëzave është se janë shumë të shijshme për ju. Janë shumë të mira në reduktimin e inflamacionit, janë të mbushura plot me vitaminë C si dhe antioksidantë tjerë. Poashtu janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe kaliumit, gjë që ndihmojnë zorrët dhe muskujt të jenë në gjendje të mirë. Studimet kanë gjetur se konsumi i dredhëzave lidhet me rrezikun e reduktuar të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, nivelin e ulët të shtimit në peshë dhe dhimbje të gjurit. Dhe lajmet më të mira: një dredhëz mesatare ka katër kalori dhe ky frut është relativisht i ulët në sheqer, psh. një filxhan dredhëza ka rreth 7 gr. sheqer.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com