Çfarë dite për Kosovën në xhudo, tri medalje në Grand-Prix Antalya – Dy të artë dhe një të argjendtë

In Sport, Sporte Tjera

Kosova edhe një herë del kokë lartë në sportin e xhudos duke bërë paraqitje spektakolare në Antalia të Turqisë.

Në ditën e parë të Grand-Prix Antalya rrëmbën tri madje: dy të artë dhe një të argjend.

Paraqitje fantastike e vajzave tona pasi Fjolla Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën të marrin medalje.

Kelmendi në aksion

Fjolla Kelmendi ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm.  Ajo arriti ta rrëmbejë medaljen e argjendtë në kategorinë 48 kilogramë. Në finale u mposht nga portugezja, Catarina Costa.

Pas saj në tatam u ngjitë Distria Krasniqi. Tashëm me përvojë Disi e menaxhoi shumë mirë luftën e saj duke e mbyllur para kohe.

Distria pasi e fitoi luftën

Ajo e siguroi medaljen e artë në kategorinë deri 52 kg në Grand-Prix Antalya. Krasniqi e ka mposhtur në finale xhudisten nga Britania, Chelsie Giles.

Në fund ishte momenti i Nora Gjakovës në kategorinë deri në 57 kilogram. Ajo e ka mposhtur xhudisten nga Korea e Jugut, Jandi Kim me ippon.

Nora në aksion

Driton Kuka ndjehet krenar me xhudistet e tij që në ditën e parë morën tri medalje.

“Nora e Disi të arta, Fjolla e argjendtë!  Nora Gjakova gjatë ditës fitoi luftërat por nuk ishte në elementin e saj më të mirë por në finale shkëlqeu kundër Koreanes Jandi Kim dhe fitoi të artën në 57 kg! Distria Krasniqi fillim e mbarim dominoi garën në 52 kg, shkëlqeu në çdo luftë dhe paralajmëroi medalje në Evropian këtë muaj!”.

Kuka dhe Majlinda Kelmendi

“ Befasia e këndshme Fjolla Kelmendi në 48 kg në finale u mposht në sekonda të fundit, por ajo nuk po dorëzohet dhe po imponohet që ka ende për të treguar në arenën ndërkombëtare! Nesër garon Akili e pasnesër Loriana, Leutrimja mbeti sot pa medalje por pas shumë lëndimeve edhe ajo po rikthehet Grand Prix Antalya, me ekip gjendet Presidenti i federatës, ekipi ishte dakord që këtë fundjavë t’i përcjellë nga shtëpia garat afër familjes që shumë kohë kalon pa mua gjatë përgatitjeve e garave të shumta! Krenar me ju, Kosova po bëhet miq, Kombi ynë Shqiptar ka vlera, kjo s’do koment”, ka shkruar Kukan në facebook.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com