Çfarë ka ndodhur më 10 Maj, përgjatë historisë?

In Jetë/Stil

Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 10 Maj, ndër vite:

1267 – Kisha e Vjenës urdhëron të gjithë hebrenjtë të veshin një shenjë dalluese. Historikisht, përdorimi i një shenje për të dalluar persona që nuk i përkisnin besimit fetar të shumicës nuk filloi nga të krishterët.

Pika e kthesës erdhi me Papa Palin IV më 1555, i cili zbatoi sistemin geto dhe urdhëroi hebrenjtë të mbanin një kapelë kashte, masë që vazhdoi deri në periudhën e Revolucionit Francez, shek. XIX. Në Romë, dhe në Shtetet e Papës në jug të Francës, shenja dalluese mori formën e një kapele të verdhë për burrat, shami koke të verdhë për gratë. Shumë më vonë, gjatë mbretërimit të Maria Terezës (1740-1780) hebrenjve të Pragës iu kërkua të mbanin jaka të verdha mbi mantelet e tyre.

Në vitin 1938 nazistët detyruan pronarët e dyqaneve hebraike për të shfaqur fjalët “biznes hebre” në dritaret e tyre, por nuk kërkuan shenja dalluese deri pas pushtimit të Polonisë, kur një zyrtar lokal i zellshëm nazist propozoi simbolin dallues në formën e 2 trekëndëshve të verdhë 15 cm madhësi, të ndërthurur për të krijuar yllin 6 cepash të Davidit.

Ky përdorim i përgjithshëm i Mburojës së Davidit si simbol hebraik ishte i panjohur deri atëherë.

Hebrenjtë reaguan me dinjitet, duke e mbajtur shenjën sikur të ishte dekoratë dhe jo shenjë diskriminuese.

Objektivi kryesor në futjen e shenjave dalluese ishte diskriminimi, si dhe për të kontrolluar ose kufizuar lëvizjen e hebrenjve. Nazistët e arritën këtë objektiv, kryesisht; hebrenjtë u përqendruan në rrethe të mbyllura nga frika e arrestimit ose deportimit në kampet e përqendrimit; një hebre që merrte guximin për të mos e mbajtur shenjën dalluese në rrobat e tij rrezikohej me vdekje; por edhe duke e mbajtur shenjën bëhej lehtë pre. Sipas historianëve, shenjat dalluese ishin mjet efektiv në duart e nazistëve për zbatimin e planit të tyre për shfarosjen e hebrenjve.

1291 – Fisnikët skocezë njohin autoritetin e mbretit Edward të Anglisë

1497 – Eksploruesi italian Amerigo Vespucci niset për lundrim e tij të parë në Botën e Re. Ai mund të mos ishte i pari që shkeli në Hemisferën perëndimore, por emri i tij mbeti kur kontinenti i ri u quajt ‘Amerigo’.

1503 – Kristofor Kolombi zbulon Ishujt Kajman.

1570 – Car Ivan IV bëhet protestant, ndoshta për arsye se bibla tashmë jo latine mund të lexohej në gjuhën ruse. Ivani i Tmerrshëm, ose Ivan IV, ishte cari i parë i gjithë Rusisë. Gjatë mbretërimit të tij (1533-1584), Ivani zgjeroi jashtëzakonisht territoret ruse me mjete të pamëshirshme, duke krijuar një qeveri të kontrolluar rreptësisht nga qendra. Por gjatë kësaj kohe, mbretëria e tij ra në kaos, ndërsa familje fisnike rivale kontestuan legjitimitetin e sundimit të tij. Për shkak të përgjigjes së ashpër ndaj kësaj sfide, Ivani fitoi epitetin “i tmerrshëm” – më shumë se çdo gjë tjetër ai urrente fisnikët.

1872 – Victoria Woodhull bëhet gruaja e parë e emëruar për presidente e SHBA-së nga shoqata për të drejtën e grave për të votuar. Victoria Woodhull lindi më 23 shtator 1838 në Ohio. Në 1870, Woodhull krijoi të përjavshmen Claflin, një botim radikal, ku ajo shprehur idetë e saj mbi një sërë temash shoqërore. Revista botoi edhe përkthimin e parë në gjuhën angleze të Manifestit Komunist të Karl Marksit. Viktoria humbi në zgjedhje dhe më vonë emigroi në Britani, ku u mor me aktivizëm – vdiq në Angli në vitin 1927.

1927 – Hoteli Statler në Boston, Masaçusets, instalon kufje dëgjimi në 1300 dhomat e hotelit. Ishte hera e parë që një hotel ofronte transmetime radiofonike për klientët e vet.

1933 – Kancelari gjerman Adolf Hitler ndërmerr djegien masive të librave në mbarë Gjermaninë – librat e parë ishin të autorëve me prejardhje hebraike.

1940- Winston Churchill emërohet kryeministër. Churchill u thirr të drejtonte qeverinë britanike pas humbjes së votëbesimit në Parlament nga kryeministri Neville Chamberlain.

1945 – Trupat sovjetike hyjnë në Pragë, kryeqyteti i fundit evropian nën pushtimin nazist i çliruar në fund të luftës së dytë botërore.

1994 – Nelson Mandela bën betimin si president i parë zezak i Afrikës së Jugut.

Në fjalimin e tij të inaugurimit, Mandela, që kishte bërë 27 vjet burg si i burgosur politik, deklaroi: “Kam ecur në këtë rrugë të gjatë të lirisë. Kam provuar të ndalem; Kam bërë edhe hapa të gabuar. Por kam zbuluar sekretin se pas ngjitjes së një kodre, ka kodra të tjera. Jam ulur një minutë për parë nga kam ardhur. Por mund ta bëj këtë vetëm për një moment sepse me lirinë vijnë përgjegjësitë, dhe nuk guxoj të pushoj gjatë, pasi udhëtimi nuk ka mbaruar…Nuk jam shenjtor, nëse nuk mendoni se shenjtori është mëkatar i cili vetëm përpiqet.”

2005 – Një granatë dore hidhet mes turmës së mbledhur për të dëgjuar presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, në Tbilis, Gjeorgji; Vladimir Arutyunian (gjeorgjian) u përpoq të vriste presidentin, por përpjekja dështoi, granata (prodhim i vjetër sovjetik) qëlloi difektoze, Vladimiri u kap dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com