Çfarë ka ndodhur më 14 Maj, përgjatë historisë?

In Jetë/Stil

Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 14 Maj, ndër vite:

1495 – Leonardo da Vinçi fillon Darkën e Fundit – pikturë murale në sallën e ngrënies së manastirit Santa Maria, Milano – një nga pikturat më të famshme në botë, dhe një nga më të studiuarat, shqyrtuarat, dhe satirizuarat ndonjëherë. Piktura paraqet skenën e Darkës së Fundit të Jezusit me dishepujt e tij, ashtu siç është thënë në Ungjillin e Gjonit, 13:21.

Piktura fikson pikërisht momentin kur Jezusi bën të ditur se një prej tyre do ta tradhtonte. Kritikët thonë se e veçantja e Darkës së Fundit është vetë Jezusi.

Sipas një gojëdhëne, kur Da Vinci arriti tek tiparet e Jezusit, ai ishte pushtuar nga zemërimi dhe e kishte të pamundur të imagjinonte a të përqendrohej; iu desh të harronte shkakun e zemërimit (një lloj mënyre kërkim ndjese), që t’i kthehej qetësia, dhe arriti të krijojë figurën e Jezusit siç njihet sot. Lind pyetja: Ç’është ndjesa, nëse jo çlirim nga mendimet shqetësuese (harresë) – prej nga rrjedh edhe shprehja ‘Harroje!’, që e lejon njeriun të ecë.

Çfarë ka ndodhur më 14 maj?

1664 – Veziri i madh Fazil Ahmed Pashë Kypriljoti (Qupriliu) sulmon 120,000 ushtarë pranë Danubit, gjatë fushatës për zgjerimin e perandorisë osmane në Perëndim. Ai ishte anëtar i familjes së njohur Koprulu me prejardhje shqiptare, prej së cilës dolën 6 vezirë të mëdhenj (kryeministra) të Perandorisë Osmane. Fazil shërbeu si vezir i madh nga 1661-1676 pasi e trashëgoi titullin nga babai i tij, Mehmed Pashë Koprulu, themeluesi i familjes politike Koprulu. Ai u mbiquajt Fazil, që do të thotë “i ditur”, i njohur për dhe nxitjen e arsimit. Nga ana tjetër, thonë historianët, Fazil Qupriliu ishte brutal në luftë dhe udhëhoqi ushtrinë osmane në Luftën Austro – Turke (1663-1664).

1932 – Në Nju Jork zhvillohet parada me moton “Duam Birra!” – ishte periudha e ndalimit të pijeve alkoolike (1920 – 1933). Kritikët thonë se ky ndalimi çoi në pasoja të padëshiruara të tilla si shtimi i organizatave kriminale, duke përfshirë Mafian moderne amerikane.

1938 – Berlin, megjithëse nën tingujt e himnit nazist, ekipi anglez i futbollit mundi ekipin gjerman me rezultatin 6-3. Në shtator 1939, rivaliteti anglo-gjerman kaloi nga fusha e futbollit në fushën e luftës, ku Gjermania gjithashtu humbi.

1948 – Izraeli shpall pavarësinë nga administrimi britanik. Më 14 maj 1948, u krijua në Tel Aviv shteti i Izraelit, ku drejtuesi i Agjencisë së Hebrenjve David Ben-Gurion deklaroi krijimin e shtetit të Izraelit pas 2 mijë vitesh mungesë. Ne ceremoninë e pasdites në Muzeun e Artit në Tel Aviv, Ben-Gurion prononcoi fjalët: “Në tokën e Izraelit u krijua populli hebre. Këtu u krijua qenia e tij shpirtërore, fetare dhe politike”, deklaroi Ben Gurion. I dëbuar me dhunë populli hebre edhe në mërgim i qëndroi besnik atdheut të tij. Shpresa për kthimin në atdhe nuk u shua kurrë. Në mënyrë festive Ben Gurion proklamoi: “Ne deklarojmë themelimin e shtetit hebre në tokën e Izraelit. Ky është shteti i Izraelit”, duke provokuar duartrokitje dhe të qara nga turma e mbledhur në muze. Ben-Gurion u bë kryeministri i parë i vendit.

1955 – Poloni; Traktati i Varshavës nënshkruhet nga Bashkimi Sovjetik, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia dhe Rumania. Sot, me përjashtim të Rusisë, të gjitha këto vende janë anëtare të NATO-s.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com