Çfarë ka ndodhur më 14 Prill, përgjatë historisë ?

In Jetë/Stil

Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 14 Prill, ndër vite:

70 – Rrethimi i Jeruzalemit: Titus, biri i perandorit Vespasian, rrethon kryeqytetin hebre, me katër legjione romake. Rrethimi përfundoi me marrjen e qytetit dhe shkatërrimin e tempullit të tij të famshëm. Për të festuar këtë fitore, Harku i Titus u ngrit në Romë, ku ende qëndron. Josephus, historian i asaj periudhe, shkruan se mbi 1 milion njerëz u vranë gjatë rrethimit, nga të cilët shumica ishin hebrenj, dhe rreth 100.000 u skllavëruan

966 – Pas martesës me një të krishtere të Bohemisë, sunduesi pagan i polakëve, Mieszko, konvertohet në të krishterë; kjo ngjarje konsiderohet si zanafilla e shtetit polak.

1828 – Noah Webster merr të drejtat e autorit për botimin e parë të fjalorit të tij. Emri Webster sot është sinonim i “fjalorit” në Shtetet e Bashkuara, sidomos me fjalorin modern Merriam – Webster, që njihet si i pari fjalor amerikan i gjuhës angleze. Noah Webster, leksograf, konsiderohet si një nga themeluesit e kombit  amerikan.

1865 – Presidenti amerikan Abraham Linkoln qëllohet me plumb në Teatrin Ford në Uashington, DC, nga John Wilkes Booth, i cili si aktor i njohur, nuk e pati të vështirë të hynte në lozhën private të presidentit në teatër, ndërsa ky ishte duke ndjekur një dramë. Pasi e qëlloi Linkolnin në kokë revolver, Booth u hodh nga lozha në skenë, duke thirrur, “Sic sempre tyrannis!” – “Kështu gjithmonë tiranëve!” (motoja e shtetit të Virxhinias) dhe shprehja e Brutit kur vrau Cezarin, sipas fjalëve të Shekspirit; Kur u hodh në skenë, Booth theu këmbën, por arriti të dilte nga teatri dhe iku në Virxhinia, ku u vra nga forcat që e ndoqën në një hambar pranë Port Royal, Virginia. Linkolni vdiq të nesërmen, më15 prill, në mëngjes.

Çfarë ka ndodhur më 14 prill?

1912 – Anija me e mëdha e kohës, Titanik, përplaset me një ajsberg dhe fundoset

Kur duheshin edhe pak minuta që të kalonte mesnata, anija me e madhe e kohës Titanik përplaset në ujërat e Atlantikun e Veriut me një ajsberg, dhe mbytet në më pak se dy orë. Katër ditë më parë, anija më e madhe dhe më luksoze e parë deri atëherë, u nis nga qyteti-port

i Sauthemptonit në Angli në udhëtimin e saj të parë në Oqeanin Atlantik për në Nju Jork.

Titanik u projektua dhe ndërtua nga ndërtuesi i mirënjohur irlandez William Pirrie. Pjesa fundore e tij ishte ndarë në 16 ndarje, që supozoheshin të ishin të papërshkueshme nga uji. Për këtë arsye, Titaniku cilësohej gjerësisht si pamundur për t’u mbytur.

Në udhëtimin e tij të parë nëpër Atlantik, anija transportonte rreth 2.200 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit. Pas ndalimit në Sherburg të Francës dhe Kuinstauntë  Irlandës, për të marrë disa pasagjerë, anija gjigante u nis drejt Nju Jorkut.

Megjithatë, pak para mesnatës më 14 prill ajo nuk arriti që të shmangë përplasjen me një një ajsberg. Rreth orës 2:20 të mëngjesit të 15 prillit, Titaniku u mbyt në Atlantikun e Veriut.

Për shkak të mungesës së barkave të shpëtimit dhe mungesës së procedurave të qarta të planit të emergjencës, më shumë se 1.500 njerëz u mbytën bashkë me anijen, apo ngrinë për vdekje në ujërat e akullta të Atlantikut të Veriut.

Shumica e rreth 700 të mbijetuarve ishin gra dhe fëmijë. Një numër personalitetesh të shquara amerikanë dhe britanikë vdiqën në atë tragjedi, duke përfshirë gazetarin britanik Ëilliam Thomas Stead dhe trashëgimtarët e kompanive Straus, Astor dhe Guggenheim.

Megjithatë, mbytja e Titanikut pati disa efekte pozitive, me miratimin e rregullave më të rrepta të sigurisë në anijet publike, ndërsa nisën patrullimet e rregullta për të zbuluar vendndodhjen e akullnajave vdekjeprurëse të Atlantikut.

1978 – Mijëra gjeorgjianë demonstrojnë në Tbilisi, kundër përpjekjeve sovjetike për të ndryshuar statusin kushtetues të gjuhës gjeorgjiane.

 

1988 – Në një ceremoni të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës, Bashkimi Sovjetik nënshkruan një marrëveshje me ane të së cilës premton të tërheqë trupat e saj nga Afganistani .

 

1999 – NATO bombardon  gabimisht një konvoj të refugjatëve shqiptarë në Kosovë. Zyrtarët jugosllavë, pretenduan se në atë sulm u vranë 75 persona. NATO kërkoi publikisht ndjesë për incidentin.

You may also read!

Sërish sulme në Siri (Foto)

Forcat ajrore irakiane kanë kryer sulme kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri, ka thënë zyra e kryeministrit Haider

Read More...

Hudhrat e Njoma Si Mrekulli Pranverore – Vlerat Për Shëndetin

Hudhrat e njoma paralajmërojnë ardhjen e pranverës. Nga marsi në maj, kjo është periudha e tyre. E ndërsa shumë

Read More...

Një pilote seksi si Angelina Jolie

Angelina Jolie është pjesë e dokumentarit “Mbretëresha e planetit të gjelbër” dhe është filmuar duke pilotuar një aeroplan. Ylli

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com