Çfarë ka ndodhur më 15 Maj, përgjatë historisë?

In Jetë/Stil

Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 15 Maj, ndër vite:

756 – Abd-al -Rahman bëhet emir i Kordovës, Spanjë. Rahmani arriti të themelojë një dinasti myslimane që sundoi pjesën më të madhe të gadishullit iberik për gati 300 vjet. Muslimanët e quajtën Iberinë al – Andalus që u bë degë më vete e Perandorisë Islame, e cila ishte zgjeruar nën dinastinë Abaside më 750. Abd-al-Rahman ishte i njohur edhe me emrat Falkon i Kureshëve, dhe Skifter i Andaluzisë. Dallimet në drejtshkrimin e emrit të tij përfshijnë Abd er- Rahman, Abdul Rahman dhe Abderraman. Jetoi nga viti 731 – 788.

1248 – Kryepeshkopi Konrad Hochstaden vendos gurthemelin për katedralen e Këlnit– monument i njohur i gjerman i katolicizmit dhe arkitekturës gotike.

Katedralja e Këlnit është objekti më i vizituar i Gjermanisë, duke tërhequr mesatarisht rreth 20.000 njerëz në ditë. Ndërtimi i katedrales filloi në 1248 dhe u ndërpre deri më 1473. Puna pastaj rifilloi në shekullin e 19 dhe ndërtesa përfundoi, sipas projektit origjinal, në vitin 1880.

1618 – Johannes Kepler zbulon ligjin harmonisë. Pas përcaktimit të dy ligjeve të Lëvizjes Planetare, Kepler vazhdoi të studionte orbitat e planeteve. Dhjetë vjet më vonë, ai zbuloi lidhjen midis kohës së orbitës së Tokës dhe distancës së saj nga Dielli nëpërmjet ekuacionit P2 = a3, ku ‘P’ është koha orbitale dhe ‘a’, gjatësia e aksit (mesatarja e distancës nga Dielli ) në njësi astronomike.

1791 – Maximilien Robespierre propozon ligjin e Vetë-Mohimit, sipas të cilit të gjithë anëtarët e Kuvendit që ishin edhe oficerë të ushtrisë duhej të mbanin njërën pozitë ose tjetrën por jo të dyja njëherësh.

1856 – Lindi Lyman Frank Baum – gazetar dhe autor i një prej tregimeve për fëmijë më të famshëm në historinë e kohëve të fundit – ai shkroi librin Wonderful Wizard of Oz që u bë film muzikor më 1939 nga studioja e Hollivudit, MGM, me aktorët kryesorë Judy Garland e Frank Morgan.

Filmi u propozua për gjashtë çmime Oskar por fitoi vetëm një, për këngën më të mirë ‘Over the Rainbow’.

1940 – Çorapet prej najloni dalin për herë të parë në shitje në mbarë Shtetet e Bashkuara.

1943 – Josef Stalin shpërbën Kominternin (Internacionalja e tretë komuniste).

1944 – Gjeneralët Eisenhower e Montgomery, kryeministri Churchill dhe mbreti George VI takohen për të diskutuar planin D – Day mbi zbarkimin e forcave aleate në Evropë.

15 Maj 1937 – Lind ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright

Madeleine Albright, e para grua në postin e lartë të sekretares amerikane të Shtetit, lindi si Maria Jana Korbelova në Pragë të Çekosllovakisë (sot Republika Çeke). Vajza e diplomatit

çek Josef Korbelova, Albright u largua në Angli me familjen e saj, pasi nazistët e pushtuan Çekosllovakinë në vitin 1939.

Edhe pse Albright besonte se ata ishin larguar për arsye politike, kur u rrit mësoi se familja e saj ishte hebreje, dhe se 3 nga 4 gjyshërit e saj, kishin vdekur në kampet naziste të përqendrimit. Familja u rikthye në atdhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, por emigroi në Shtetet e Bashkuara më 1948-ën, pasi një grusht shteti i sponsorizuar nga sovjetikët, solli në pushtet komunistët në Pragë.

Josef Korbelova, u bë dekan i shkollës së marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Denverit (ku më vonë do t’i jepte mësim edhe sekretares së ardhshme të shtetit, Condoleeza Rice). Pas diplomimit në Kolegjin Uellesli në vitin 1959, Albright u martua me Joseph Medill Patterson Albright, të familjes së njohur Medill në fushën e medias së shkruar.

Me një mastër dhe doktoraturë nga Universiteti i Kolumbias, Albright shkoi në Uashington,

ku punoi si ndihmëse e senatorit të shtetit të Meinit, Edmund S. Muskie, si dhe shërbeu në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në administratën e presidentit Jimmy Carter. Ajo dhe Joseph Albright, u divorcuan në vitin 1982.

Gjatë presidencave republikane të Ronald Reagan dhe George H.W Bush, Albright punoi për disa organizata jofitimprurëse, ndërsa dha mësim në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm të Universitetin Xhorxhtaun. Me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të demokratit Bill Clinton më 1992-in, Albright e gjeti veten në qendër të rrethit më të fuqishëm të Uashingtonit.

Në vitin 1993, Clinton e caktoi atë si ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Në atë post, Albright fitoi reputacionin e mbrojtëses së drejtpërdrejtë i interesave amerikane, dhe një avokateje për një rol më të madh të SHBA-së në operacionet e OKB-së.

Në fund të vitit 1996, Clinton e caktoi Albright si pasuesen e Ëarren Christopher në postin e sekretarit të Shtetit. Si sekretare Shteti, Albright ndoqi një politikë të jashtme aktive, duke përfshirë përdorimin e forcës ushtarake, për të ushtruar presion mbi regjimet autokratike në Jugosllavi dhe Irak, midis rajoneve të tjera të trazuara.

Udhëtimi i saj në Korenë e Veriut në tetorin e vitit 2000 për t’u takuar me udhëheqësin komunist Kim Jong Il, e bëri atë zyrtarin më të lartë të SHBA-së që vizitonte atë vend. Ajo u kritikua për qëndrimin e saj të ashpër ndaj sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Irakut, që çoi në vdekje të shumta të civilëve në atë vend, dhe ushqeu zemërimin e ekstremistëve myslimanë si Osama bin Laden.

Mandati i Albright, përfundoi me zgjedhjen e Presidentit Xhorxh W. Bush në vitin 2000. Ndonëse u fol shumë se do të bëhej pjesë e politikës çeke, ajo u rikthye të jepte mësim në Xhorxhtaun, dhe u bë drejtuese e një organizate jofitimprurëse, Institutit Demokratik Kombëtar për Çështje Ndërkombëtare.

1955 – Traktati i Vjenës: Britania, Franca, SHBA dhe BRSS rivendosin pavarësinë e Austrisë.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com