Çfarë ka ndodhur më 15 Prill, përgjatë historisë?

In Jetë/Stil

Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 15 Prill, ndër vite:

1071 – Bari, zotërimi i fundit bizantin në Italinë e Jugut, pushtohet nga normani Robert  Guiscard (1015-1085). 11 vjet më vonë, Guiscard mposhti edhe perandorin bizantin Aleks I Comnenus në betejën e Durrësit në tetor 1081, duke e marrë qytetin pas një rrethimi të gjatë (perandori iku i plagosur). Në shkurt 1082, Guiscard do të arrinte deri në Korfuz.

1452 – Në Vinçi të Italisë lindi Leonardo da Vinci – piktor, skulptor, shkencëtar vizionar, dijetar, arkitekt, muzikant, matematicien, inxhinier, shpikës, anatomist, gjeolog, hartograf, botanist, dhe shkrimtar.

Gjenialiteti i tij  është i pakrahasueshëm, edhe sot; njeri i kuriozitetit të pashuar dhe imagjinatës së ethshme krijuese. Leonardo është konsideruar gjerësisht si një nga piktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ndoshta personi me talentin më të gjithanshëm që ka jetuar ndonjëherë. Sipas historianes së artit Helen Gardner, shtrirja dhe thellësia e interesave të tij ishin të pa shembullta, mendja dhe personaliteti i tij ishin mbinjerëzor.

1755 – Botohet në Londër Fjalori i Gjuhës Angleze nga Samuel Johnson (mes fjalorëve më me ndikim në historinë e anglishtes).

1865 – Abraham Linkoln vdes pasi ishte qëlluar një natë më parë nga aktori John Wilkes Booth, ndërsa po shikonte një shfaqje në Teatrin Ford në Uashington.

1912 – Anija e udhëtarëve Titanik zhytet në Atlantikun e Veriut dy orë e dyzet minuta pas përplasjes me një ajsberg.

Vetëm 710 nga 2,227 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord shpëtuan.

1923 – Për herë të parë Insulina vihet në dispozicion për përdorim të gjerë nga njerëzit me diabet. Insulina ishte zbuluar në vitin 1922 dhe sot përdoret çdo ditë në trajtimin e diabetit.

1971 – Aktori George C. Scott refuzon çmimin Oskar për rolin e tij në filmin “Patton”, gjeneral i trupave amerikane në Evropë gjatë luftës së dytë botërore. Aktori Scot u tha gazetarëve se nuk e donte një nder të tillë pasi është poshtëruese që aktorët të konkurrojnë kundër njeri tjetrit. Ai e quajti ceremoninë Oskar një paradë mishi, shfaqje publike e sajuar për përfitime ekonomike.

You may also read!

Sërish sulme në Siri (Foto)

Forcat ajrore irakiane kanë kryer sulme kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri, ka thënë zyra e kryeministrit Haider

Read More...

Hudhrat e Njoma Si Mrekulli Pranverore – Vlerat Për Shëndetin

Hudhrat e njoma paralajmërojnë ardhjen e pranverës. Nga marsi në maj, kjo është periudha e tyre. E ndërsa shumë

Read More...

Një pilote seksi si Angelina Jolie

Angelina Jolie është pjesë e dokumentarit “Mbretëresha e planetit të gjelbër” dhe është filmuar duke pilotuar një aeroplan. Ylli

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com