Çfarë ka ndodhur më 16 Maj, përgjatë historisë?

In Jetë/Stil

Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 16 Maj, ndër vite:

1165 – Rambam dhe familja e tij mbërrijnë në Palestinë, pas ikjes nga Kordova e Spanjës. Rambam është akronim për Rabinin Moisiu ben Maimon (1135-1204), i njohur si mbledhës dhe kodifikues i Toras hebraike. Më vonë ai iu përkushtua mjekësisë dhe arriti të bëhej mjeku personal i Sulltan Saladinit.

Rambam

1527 – Firence bëhet republikë. Firencia, kryeqyteti i rajonit italian të Toskanës, është konsideruar kryeqendra e Rilindjes italiane, Athina e mesjetës, krahasim me Athinën e lashtë. Firence ka pasur histori të trazuar politike përfshi periudhat e sundimit të familjes Medici, dhe revolucione fetare. Thuhet se qyteti u themelua nga Lucius Cornelius Sulla në 80 pes, si bazë ushtarake romake, dhe quhej Fluentia (mes-dy-lumenjve), emër që më vonë u shtrembërua në Florentia. Qyteti ka nxjerrë shumë njerëz të shquar (Alighieri, Boccaccio, Mikelangjelo, Donatello, Machiavelli, Galilei, etj.) dhe ka strehuar shumë figura të huaja; një prej tyre ka qenë Gjon Gjirokastriti (John Argyropoulos), lindur më 1415 në Konstandinopojë, nxënës i dijetarit të njohu Konstandin Laskaris. Më 1439, Gjon Gjirokastriti u dërgua nga despoti i Moresë në mision diplomatik në Firence. Me rënien e Bizantit, Gjoni qëndroi në Firence ku bëri emër si intelektual dhe studiues.

Histori: Çfarë ka ndodhur më 16 maj?

1804 – Paris; Senati dhe Dhoma e përfaqësuesve e shpallin Napoleonin udhëheqës të Francës.

1822 – Lufta greke e Pavarësisë: trupat osmane pushtojnë Sulin, kështjellë natyrore e arvanitasve. Osmanët ranë dakord t’u falin jetën pjesmarrësve në luftime me kusht që ata të iknin në mergimim njësoj si të tjerët më parë që kishin ikur nga sulmet e Ali pashë Tepelenës në fund të luftrave suljote, duke u vendosur në Korfuz. Lord Bajroni, duke njohur trimëritë e suljotëve, i mblodhi ata në Mesolonghi për të formuar një force të rregullt ushtarake kundër osmanëve. Por përpjekjet e Bajronit dështuan kryesisht nga kokëfortësia dhe rivalitetet e brendshme mes klaneve Drako, Xhavella, Boçari.

1861 – SHBA, Lufta Civile; Kentucky shpall neutralitetin e tij në konfliktin veri – jug..

1881 – Tramvaji i parë elektrik në botë fillon shërbimin në Lichterfelder, afër Berlinit.

1929 – Hollywod; Për herë të parë ndahen Çmimet e Akademisë në kinematografi. Charlie Chaplin merr Çmimin e Nderit. Titulli Oscar për këtë çmim nuk do të shpikej deri në vitin 1931, kur dikush e quajti statujën Oskar, pasi i ngjante një personi me të njëjtin emër. Në ceremoninë e pare (1929) morrën pjesë 270 njerëz dhe prezantimi zgjati vetëm 15 minuta. Kjo është ceremonia e vetme e çmimeve të Akademisë që nuk është transmetuar as në radio e as në televizion.

1931 – Lindi Peter Levi; poet, shkrimtar, arkeolog, akademik anglez. Shkroi biografi të Horacit, Virgjilit dhe Edward Learit. Udhëtoi në Greqi, Maqedoni dhe nëpër Afganistan, duke kërkuar gjurmët e Aleksandrit të madh. Në vitin 1988, shpalli se në Bibliotekën Huntington në San Marino, Kaliforni, kishte zbuluar një poemë anonime, që sipas tij, shkruar nga Shekspiri – shumë kritikë e kundërshtuan. Levi vdiq në vitin 2000.

1988 – SHBA, Kirurgu i Përgjithshëm, C. Everett Koop raportoi se nikotina është po aq ndikuese sa droga heroin në krijimin e varësisë së organizimit.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com