Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

In Jetë/Stil

 

Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite:

879 – Papa John VIII i jep bekimin Dukës kroat Branimir – kjo ditë konsiderohet si njohja ndërkombëtare e shtetit kroat, dhe një nga arsyet që kroatët i përkasin kryesisht besimit katolik. Historikisht, kroatët arritën në vendin ku janë sot gjatë fillimit të shekullit të 7-të. Ata organizuan shtetin në dy dukate nga shekulli 9. Tomislav u bë mbreti i parë më 925, duke krijuar mbretërinë e Kroacisë. Më parë rajoni banohej nga Ilirët liburnë, dalmatë. Në vitet 300, perandori iliro-romak Diokleciani ndërtoi një pallat të madh në Split, ku kaloi vitet e tij pas dorëheqjes nga froni. Në shek. X, Kroacia u përfshi në perandorinë romake.

Çfarë ka ndodhur më 21 maj?

1542 – Kolonizatori spanjoll Hernando de Soto vdiq në brigjet e lumit Misisipi, (sot Louisiana). Shokët e tij të ekspeditës e mbajtën vdekjen të fshehtë dhe e varrosën trupin në lumë, në mënyrë që indianët vendas të mos mësonin për vdekjen e tij, që të mos kuptonin se de Soto ishte i vdekshëm dhe jo hyjnor, siç u kishte thënë.

1819 – Biçikletat e para shihen nëpër rrugët e Nju Jorkut.

1688 – Në Londër, lindi Alexander Pope, poet anglez, përkthyesi i parë i Homerit në anglisht. Familaj e tij u konvertua në katolicizëm dhe për këtë arsye ai nuk u pranua në shkollë publike apo universitet. Alekstandër Pope arriti të vetë-arsimohej; mësoi frëngjisht, italisht, latinisht, dhe greqisht, dhe duke lexuar gjerësisht, në moshën 6-vjeçare zbuloi Homerin; më 1713 filloi punën për përkthimin e Iliadës; e ndau veprën në 6 vëllime, duke botuar çdo vit për gjashtë vjet nga një vëllim – kjo mënyrë i lejoi të jetonte me të ardhurat nga punë e tij, gjë që pak poetë në histori kanë qenë në gjendje ta bëjnë. Në të njëjtën mënyrë Pope përktheu edhe Odisenë. Aleksandër Pope tashmë konsiderohet zë kryesor poetik i shekullit të tij; shembull i hijeshisë së vargut, satirës së rreptë, guximit letrar dhe forcës morale.

1840 – Zelanda e Re bëhet koloni britanike.

1871 – Trupat franceze pushtojnë Komunën e Parisit. Luftime të ashpra u zhvilluan nëpër rrugë. Në fund të javës së përgjakshme rreth 20,000 komunarë u vranë dhe 38,000 të tjerë u arrestuar.

1881 – Kryqi i Kuq Amerikan themelohet nga Klara Barton. Në vitin 1869, gjatë udhëtimit të saj në Gjenevë, Zvicër, Barton u njoh me drejtuesit e Kryqit të Kuq ndërkombëtar dhe i lindi ideha për krijimin e një dege të tillë në Amerikë. Kur Klara Barton u kthye në atdhe, ajo filloi lëvizjen për të siguruar nga qeveria njohjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Klara organizoi mbledhjen e parë zyrtare të Kryqit të Kuq amerikan në apartamentin e saj në Uashington, DC, 21 maj 1881.

1940 – Një force e posaçme ushtarake në Gjermani vret mbi 1.500 të sëmurë mendorë pacientë spitali në Prusinë Lindore. Vrasjet ishin pjesë e programit nazist për zhdukjen e çdo njeriu që konsiderohej i “papërshtatshëm” për të jetuar.

1973 – Shqipëri, në burgun politik të Spaçit nisi revolta e 100 të burgosurve, fillimisht si kundërshtim ndaj rregullave dhe kushteve të këqija në burg, dhe pastaj si kundërshtim ndaj regjimit. Të burgosurit u rrethuan nga trupa ushtarake të ardhur me nxitim nga Shkodra e Tirana, ndërsa në tarracën e burgut protestuesit valvisnin një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist, duke kënduar këngë patriotike dhe hedhur parulla kundër diktaturës. Protesta në burg brenda një vendi të izoluar u shtyp; 4 nga të burgosurit protestues u dënuan me pushkatim, 8 u ridënuan me 25 vjet burg, 70 të tjerë u rigjykuan. Në vitin 1984, një kryengritje e ngjashme u zhvillua në burgun e Qafë Barit. Të dyja ngjarjet u lanë në heshtje – shtypi atëherë nuk merrej me aspekte të tilla të realitetit socialist.

2012 – Aksident tragjik në Himarë, Shqipëri – 13 persona vdesin dhe 21 të tjerë plagosen kur autobusi i tyre bie 80 metra në humnerë. Viktimat ishin kryesisht studentë nga universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan, që po udhëtonin drejt Sarandës, në kuadër të një programi mësimor.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com