Çfarë ka ndodhur më 30 Maj, përgjatë historisë?

In Jetë/Stil

Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 30 Maj, ndër vite:

1498 – Kristofor Kolombi niset me 6 anije për udhëtimin e tretë në Amerikë. Tre nga anijet shkuan në ishullin Hispaniola (sot Haiti dhe Republika Domenikane), ndërsa Kolombi me 3 anijet e tjera u nis për eksplorim të rajonit Karaibe. Gjatë këtij udhëtimi, Kolombi vërejti se Toka nuk ishte sferë e përkryer. Gjithashtu ai spekulloi se kontinenti i ri mund të ketë qenë vendndodhja e Kopshtit biblik të Edenit. Kolombi u kthye në Hispaniola më 19 gusht, vetëm për të gjetur se shumë nga kolonët ishin hedhur në rebelim kundër pushtetit të tij – rebelët thonin se Kolombi i kishte mashtruar se do të gjenin pasuri të shumta në Botës së Re. Kolombi, si guvernator i ishullit, e shtypi rebelimin dhe dënoi me varje disa anëtarë të ekuipazhit, për mosbindje. Në ditarin e tij në shtator 1498 ai shkruan: “Ishulli është i pasur; prej këtu dikush mund të dërgojë shumë skllevër për t’i shitur në Evropë.” Në vitin 1500, mbretëria e Spanjës e shkarkoi Kolombin nga posti i guvernatorit, e arrestoi, dhe e transportoi të lidhur me zinxhirë në Spanjë. Më pas, Kolombi u lirua dhe u lejua të kthehej në Botën e Re, por jo si guvernator.

 

Çfarë ka ndodhur më 30 maj?

1539 – Eksploruesi spanjoll Hernando de Soto zbulon Floridën.

1783 – Benjamin Towne boton Pennsylvania Evening Post, gazeta e parë e përditshme në SHBA.

1806 – SHBA; Presidenti i ardhshëm Andrew Jackson vret Charles Dickinson në një duel, pasi Dickinson e kishte akuzuar gruan e Jacksonit për bigami. Jackson nuk u ndoq penalisht për vrasjen, dhe dueli pati shumë pak efekt në fushatën e tij të suksesshme presidenciale më 1829. Shumë amerikanë në fillim të viteve 1800, sidomos në Jug, e shihnin duelin si një traditë burrërie. Më 1804 , edhe nënpresidenti Aaron Burr iu shmang akuzave për vrasje në duel të ish- sekretarit të Thesarit, Alexander Hamilton, një nga themeluesit e Shteteve të Bashkuara.

1848 – Meksika ratifikon traktatin duke i dhënë SHBA-së; New Meksikon, Koloradon dhe pjesë të Nevadës, Utahn, Arizonën në këmbim të 15 milionë dollarëve.

1909 – Reuben Siegel vuri themelin e shtëpisë së parë në Tel – Aviv. Qyteti Tel Aviv u themelua nga komuniteti hebre në periferi të qytetit të lashtë port të Jaffas. Më pas, Tel Avivi dhe Jaffa u bashkuan në një komunë të vetme në vitin 1950, dy vjet pas krijimit të shtetit të Izraelit. Që nga viti 2003, Tel Aviv (Qytet i Bardhë) është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO.

1913 – Nënshkruhet Traktati i Londrës mbi rregullimin e territoreve që dolën nga përfundimi i Luftës së Parë Ballkanike. Palët luftuese ishin Lidhja fitimtare e Ballkanit (Serbia, Greqia, Bullgaria, dhe Mali i Zi) dhe Perandoria e mundur Osmane. Fuqitë e mëdha ishin Britania, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Luftimet kishin pushuar zyrtarisht më 2 dhjetor 1912, ndërsa jo zyrtarisht, serbët dhe grekët vazhdonin marrjen e territoreve; Në konferencën e Londrës – e cila filloi punimet në dhjetor 1912, pak pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë – u diskutuan tre pika kryesore që ishin burim mosmarrëveshjesh:

1- statusi i territorit të Shqipërisë, kryesisht e pushtuar nga Serbia, Mali i Zi, dhe Greqia.

2- statusi i Novi Pazarit zyrtarisht nën mbrojtjen e Austro-Hungarisë që prej Traktatit të Berlinit në vitin 1878.

3- statusi i territoreve të tjera: Kosovë, Maqedoni, Traki.

Austro-Hungaria dhe Italia mbështetën fuqimisht krijimin e Shqipërisë së pavarur. Pjesërisht, ky qëndrim ishte në përputhje me politikat e mëparshme të Austro- Hungarisë që rezistonin zgjerimin serb deri në Adriatik. Rusia mbështeste Serbinë dhe Malin e Zi; Gjermania dhe Britania mbajtën qëndrim neutral; ndërsa anëtarët e Lidhjes Ballkanike ishin kundër një shteti shqiptar dhe kërkonin që ky territor të ndahej mes tyre. Sigurisht, këto pretendime u hodhën poshtë, dhe Konferenca e Londrës e njohur pavarësinë e Shqipërisë, përcaktoi kufijtë e Shqipërisë dhe u kërkoi Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë të tërhiqeshin nga trojet e pushtuara shqiptare. Megjithatë, shqiptarët gjithmonë e kanë parë Traktatin e Londrës si të padrejtë dhe të imponuar nga Fuqitë e Mëdha, me arsyetimin se rreth 30 % – 40 % e të gjithë shqiptarëve etnikë u lanë jashtë shtetit.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com