Çfarë ka ndodhur më 31 Maj, përgjatë historisë?

In Jetë/Stil

Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 31 Maj, ndër vite:

279 pes – Ramsei i madh, faraon i Egjiptit të lashtë, bëhet monarku i parë në histori që nënshkruan një traktat paqeje me armiqtë e tij, Hititët, duke u dhënë fund luftërave dhe armiqësive shumë vjeçare midis dy mbretërive. Hititët apo Hitejtë ishin njerëz me prejardhje të panjohur që flisnin gjuhë indo–evropiane. Ata kishin krijuar një perandori në Azinë e Vogël.

Çfarë ka ndodhur më 31 maj?

455 – Perandori Petronius Maximus goditet me gurë për vdekje nga një turmë e zemëruar, ndërsa ai po largohej nga Roma. Maximus është i pari i ashtuquajtur perandor “hije” mbikqyrës i Perandorisë Romake perëndimore. Historiani Priscus nuk denjoi as ta përmendte emrin e tij: “Ka pasur perandorë të tjerë në perëndim, emrat e tyre i di mirë, por nuk do t’i përmend në asnjë mënyrë; ata jetuan vetëm një kohë të shkurtër në detyrë, dhe si rezultat nuk bënë gjë për t’u përmendur”

526 – Një tërmet shkatërrues godet Antiokin, Turqi, duke vrarë 250.000 vetë. Tërmeti shkaktoi dëme të rënda materiale, duke përfshirë rrënimin e Domus Aurea, kishë tetëkëndëshe e ndërtuar në kohën e Konstandinit të madh. Në Konstandinopojë, perandori Justin I thuhet se reagoi ndaj lajmeve të tërmetit duke hequr kurorën dhe mantelin e kuq, në shenjë zie, dhe menjëherë dërgoi në Antioki ambasadorë me para të mjaftueshme për lehtësimin e gjendjes dhe rindërtimin e qytetit.

1578 – Mbreti Henry III vendos gurin e parë në themelin e urës Pont Neuf (Ura e Re), sot ura më e vjetër e Parisit, Francë.

1790 –Për here të parë, Shtetet e Bashkuara miratojnë Aktin mbi të drejtën e autorit.

1795 – Revolucioni Francez: Gjykata Revolucionare pezullohet. Kjo ishte një gjykatë për shkelësit politikë, e krijuar nga udhëheqësit e Revolucionit Francez në vitin 1793, dhjetë ditë pas prerjes së kokës të mbretit Louigj XVI. Gjykata u bë instrument efektiv i Mbretërimit të Terrorit. Leximi i akuzave, gjykimi dhe ekzekutimi kryheshin në të njëjtën ditë. Vetëm gjatë 50 ditëve nën drejtimin Robespierrit, gjykata dënoi me vdekje 1.376 persona, duke përfshirë mbretëreshën Marie Antoinette, si dhe vetë udhëheqësin e revolucionit, Danton.

1962 – Ndodh ekzekutimi i parë me vdekje në shtetin e Izraelit – ish oficeri nazist SS, Adolf Eichman, varet në afërsi të Tel Avivit për krime kundër njerëzimit.

1979 – Zimbabve shpall pavarësinë e saj.

1988 – Presidenti Ronald Reagan arrin në Moskë, presidenti i parë amerikan që e bën këtë pas 14 vitesh.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com