Daçiq: Heqja e roamingut Kosovë-Shqipëri, një hap para “Shqipërisë së Madhe”

In Lajme, Rajoni

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk është i befasuar nga heqja e roamingut mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas tij, kjo nuk është asgjë e re, por diçka që ka ndodhur për dekada e shekuj-  dëshira për të krijuar Shqipërinë e Madhe.

Daçiq, si zakonisht, tha se askush në Evropë nuk po reagon në lidhje me deklaratat dhe veprimet që po ndodhin në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe për heqjen e kufijve mes vendeve, këto janë misione të përbashkëta mes vendeve. Mirëpo, thotë se Serbia duhet të jap përgjigje për deklaratat e Milorad Dodik (në lidhje me bashkimin e Serbisë dhe Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës).

Askush nuk reagoi që Shqipëria po ndikon në Kosovë, tha Daçiq por ankohet se një gjë e tillë po bëhet në Serbi, transmeton Lajmi.net.

“Asgjë më nuk është për t’u habitur”, ka thënë ai.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se pakicat në Kosovës kanë përkujdesje më të mira se Serbia ndaj shqiptarëve në Preshevë, Daçiq ka thënë se deklaratat e Ramës janë kërcënim i vazhdueshëm.

“Deklaratat e tij janë kërcënim i vazhdueshëm për BE-në se nëse nuk i japin diçka, ne do të krijojmë Shqipërinë e Madhe”, vuri në pah ministri serb.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com