Deklarata e kryeministrit bullgar zë në befasi Serbinë

In Kosova, Lajme

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov. gjatë vizitës së sotme në Prishtinë konfirmoi se Kosova do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes. Madje ai tha se Kosova do të paraqitet ashtu siç e kanë njohur mbi 100 shtete.

“Kosova do të përfaqësohet në Sofje ashtu si e kanë njohur mbi 100 vende të botës. Sa i përket regjimit të vizave varet edhe nga marrëveshjet me Beogradin, mirëpo unë jam pro dhe unë do të shfaqë insistim maksimal që kjo gjë të ndodhë”, u shpreh sot gjatë vizitës së tij, Borissov.

Kjo duket se e ka zënë në befasi Serbinë. Kohë më parë ministri serb, Ivica Daçiq kishte thënë se Serbia do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes.

“Besoj se do të marrim pjesë, por frikësohemi se kjo do të shkaktojë alibi për njohjen e Kosovës”, tha Daçiq.

E sot, kryediplomati serb tha se ende nuk dihet se kush nga zyrtarët serbë, do të përfaqësojë Serbinë në Samtiin e Sofjes.

Ai tha se në këtë Samit marrin pjesë vetëm krerët shtetëror.

“Nuk e di, është mirë që këtë pyetje t’ia bëni Vuçiqit apo Bërnabiqit. Është takim i krerëve të shteteve apo shefave të qeverisë”, ka thënë ministri serb.

Samiti i Sofjes mbahet më 16 dhe 17 maj.

You may also read!

Sërish sulme në Siri (Foto)

Forcat ajrore irakiane kanë kryer sulme kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri, ka thënë zyra e kryeministrit Haider

Read More...

Hudhrat e Njoma Si Mrekulli Pranverore – Vlerat Për Shëndetin

Hudhrat e njoma paralajmërojnë ardhjen e pranverës. Nga marsi në maj, kjo është periudha e tyre. E ndërsa shumë

Read More...

Një pilote seksi si Angelina Jolie

Angelina Jolie është pjesë e dokumentarit “Mbretëresha e planetit të gjelbër” dhe është filmuar duke pilotuar një aeroplan. Ylli

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com