Deklarata e Përbashkët nga Samiti i Sofjes

In Lajme, Rajoni

Bashkimi Evropian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë kondensuar Samitin e Sofjes në një deklaratë të përbashkët trembëdhjetë pikëshe, përmes të cilës tregojnë përkushtim dhe vendosmëri për ta parë bashkë të ardhmen.

Në të Unioni përshëndet punën e bërë nga shtetet e gadishullit të vjetër në shtegtimin e tyre drejt anëtarësimit në BE, duke kërkuar që ajo të shtohet, të fokusohet në fusha dhe të shihet si e paaltnernativë.

Puna në forcimin e rendit dhe ligjit, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në respektimin e të drejtave të minoritarëve dhe të njëri-tjetrit, në ndërtimin e urave të bashkëpunimit është përkushtim i shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe kërkesë e Bashkimit Evropian.

Ndërsa, ndihma që shtetet nga kjo pjesë e Evropës ta kenë më të lehtë shtegun e tyre drejt përshtatjes së ekonomive dhe politikave të tyre me BE-në del si premtim i kësaj të fundit dhe nevojë e kërkesë e shteteve të Ballkanit.

Pjesëmarrës në Samitin e Sofjes janë krerët e vendeve anëtare dhe të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

 

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com