Demarkacioni mund ta çojë sërish vendin në zgjedhje

In Kosova, Lajme

E hëna e 15 janarit do të risjellë në diskutimet e Kuvendit çështjen më të përfolur në tre vjetët e fundit, për demarkacionin me Malin e Zi.

 

Komisioni për Punë të Jashtme në mbledhjen e parë për sesionin e ri do të vendosë për procedimin e marrëveshjes në Kryesi dhe nëse atë do ta bëjnë me apo pa rekomandim nga komisioni, raporton KTV.

 

Por, pavarësisht kësaj, qëndrimet e partive karshi marrëveshjes nuk kanë ndryshuar.

Partia e kryeministrit synon që atë marrëveshje ta rrëzojë në Kuvend, derisa PDK-ja synon ta kalojë atë.

 

E fundit që e ka bërë këtë thirrje është ministrja për integrim Dhurata Hoxha, e cila u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e të mos mbajnë të izoluar kosovarët.

 

Të njëjtën thirrje e ka bërë edhe analisti Artan Murati. Ai u ka bërë thirrje deputetëve t’i japin epilog kësaj çështjeje.

 

Ndërsa, Valmir Ismaili nga Demokracia Plus, i parasheh disa skenarë për mbledhjen e së hënës.

 

Ismaili thotë se pikërisht çështja e demarkacionit mund ta prishë koalicionin qeverisës e vendi të shkojë në zgjedhje.

 

Pikërisht demarkacioni kishte prishur edhe koalicionin PDK-LDK.

 

LDK-ja ato kohë nuk kishte arritur t’i siguronte as votat e deputetëve të vet.

 

E njëri nga deputetët që kundërshtonte fuqishëm në mandatin e kaluar këtë version të marrëveshjes, Shpejtim Bulliqi, aktualisht është në krye të komisionit shtetëror për demarkacion e që akuzon komisionin e kaluar të Mehës se ka falsifikuar harta.

 

You may also read!

Pamje të rralla, Oliver Ivanoviq ia puth dorën vajzës së Bajram Rexhepit (Video)

Në këto pamje të rralla, arkiv e agjencionit të lajmeve Associated Press, të publikuara më 2015-ën, shihet se si

Read More...

Policia e Kosovës zbulon pronarin e veturës që vrau Ivanoviqin

Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë së Kosovës, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë

Read More...

Vllasi: Oliveri është vrarë nga serbët, por Beogradi do t’ua veshë shqiptarëve

Disa goditje me revole zhurmëmbytëse ishin fatale për Oliver Ivanoviq, liderin e SDP-së, që u vra në mëngjesin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com