Dietat më të mira për 2018

In Shendeti

Kalimi i festave, teprimi me ushqimin sigurisht që mund të kenë sjellë disa kilogramë më tepër, dhe duhet të kthehemi në format e mëparshme. Dietologët kanë disa dieta efektive për këtë vit. Ekspertët thonë se rreth 30-30% e peshës që humb gjatë dietës, e rifiton pas një viti. Por gjithçka varet nga plani i ngrënies.

Një nga dietat më të njohura komerciale, është Weight Watchers, ku ushqimet shihen përmes vlerave ushqyese, dhe ke një standard ditor kalorish.

Më pas renditet Volumetrics Diet, e dizenjuar nga një nutricionistje në Universitetin e Pensilvanias, Barbara Rolls. Ajo përqëndrohet tek densiteti i ushqimeve me pak kalori, siç janë qumështi me pak yndyrë, drithërat, frutat pa niseshte dhe perimet, si dhe kufizon ushqimet me shumë kalori.

Dietat më të mira për shëndetin e zemrës

Një dietë e varfër rrit rrezikun e sëmundjes së zemrës, pasi ngrënia e ushqimeve me yndyrna çon në rritjen e tensionit, nivel të lartë kolesteroli dhe obeziteti që është faktori kryesor i sëmundjeve të zemrës.

Në këtë rast ekspertët sugjerojnë dietën mesdhetare, që fokusohet tek konsumimi i peshkut dy herë në javë, dhe drithëra, fruta e perime.

Në vend të dytë sugjerohet Ornish Diet, ku yndyrnat kufizohen në 10 % të kalorive ditore, dhe ushqimet ndahen në pesë grupe.

Dietat më të mira për diabetikët

Sërish dhe për diabetikët renditet Dieta Mesdhetare si më e mira. Por sërish tek të gjitha dietat sugjerohet aktivitet fizik.

You may also read!

Pamje të rralla, Oliver Ivanoviq ia puth dorën vajzës së Bajram Rexhepit (Video)

Në këto pamje të rralla, arkiv e agjencionit të lajmeve Associated Press, të publikuara më 2015-ën, shihet se si

Read More...

Policia e Kosovës zbulon pronarin e veturës që vrau Ivanoviqin

Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë së Kosovës, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë

Read More...

Vllasi: Oliveri është vrarë nga serbët, por Beogradi do t’ua veshë shqiptarëve

Disa goditje me revole zhurmëmbytëse ishin fatale për Oliver Ivanoviq, liderin e SDP-së, që u vra në mëngjesin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com