Djali 14 vjeçar shkakton aksident, babai humb jetën

In Kosova, Lajme

Një aksident me faktaitet ka ndodhur dje në fshatin Bllacë të Suharekës, ku një katërmbëdhjetë vjeç përderisa po e drejtonte një traktor e ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke e goditur një shtyllë e më pas është përmbysur. Lëndime trupore ka pësuar prindi i fëmijës, i cili edhe ka vdekur.

“Rreth orës 14:50 minuta, një çun katërmbëdhjetë vjeç përderisa po e drejtonte një traktor të llojit Internacional 633 nga drejtimi i Malishevës për Duhël, tek kyçja e Lagjes së Bajraktarëve e ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke e goditur një shtyllë e më pas është përmbysur. Lëndime trupore ka pësuar prindi i fëmijës i cili ka qenë në cilësi të pasagjerit. Ndërkaq, sipas mjekëve të Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë, thuhet se viktima nga kalimtar rasti kishte arritur pa shenja jete” thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

Në vendin  e ngjarjes kanë dalë hetues të trafikut rajonal me eprorë përgjegjës dhe prokurori i shtetit. Trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi.

You may also read!

Publikohen prapaskenat interesante të realizimit të himnit të Botërorit nga Era, Will Smith dhe Nicky Jam

Tashmë hiti i ri në prag të kampionatit botëror, “Live it Up” me protagoniste Era Istrefin, Will Smith dhe

Read More...

Zakonet e përditshmërisë që ju shkaktojnë stres pa e kuptuar

Shpesh ju rrëmben rutina e ditës dhe nuk e kuptoni që shumë prej zakoneve të përditshmërisë janë ato që

Read More...

Real Madrid hyn në histori, tre herë rresht fitues i Champions League

Real Madrid-Liverpul është finalja e madhe e kompeticionit të “Uefa Champions League” që luhet në Ukrainë në stadiumin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com