Drashkoviç fajëson Kishën serbe për Kosovën

In Lajme, Rajoni

Kryetari i Lëvizjes Serbe për Përtëritje dhe ish-Ministër i Punëve të Jashtme, Vuk Drashkoviç, ka reaguar lidhur me një shkrim autorial që flet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Nëse vërtetë historia është mësuese e jetës, shekulli pas na kujton që Kisha serbe është në mesin e fajtorëve më të mëdhenj të tragjedisë kombëtare dhe shtetërore serbe. Ajo ka viktimizuar popullin serb në emër të “Mbretërisë së Qiellit” duke e shtyrë në vdekje të panevojshme”, ka thënë Drashkoviç.

Kisha serbe konsiderohet njëra nga faktorët kryesor në Serbi, që mban gjallë nacionalizimin serb. Ajo ka qenë e përfshirë edhe në debatin e iniciuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për krijimin e një platforme të përbashkët, me gjithë faktorët publik e politik, për çështjen e zgjidhjes së Kosovës.

Edhe Vuçiç, sikurse gjithë paraardhësit e tij para Millosheviçit, shpesh ka qenë cak i akuzave të Kishës serbe në raport me çështjen e Kosovës. Ai është kritikuar se nuk ka bërë sa duhet për Kosovën, së cilës Kisha serbe, në të shumtën e rasteve, i referohet si “Jerusalemi i Serbisë”.

Në anën tjetër, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dita ditës, ka shtuar në fjalorin e tij politik ‘pavarësinë’ e Kosovës, për të cilën ai shpesh fajin provon ta bartë te paraadhësit e tij. Në disa nga paraqitjet e tij publike, Vuçiç kishte përmendur verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare, e cila kishte legjitimuar pavarësinë e Kosovës.

Në një nga deklarimet e tij të fundit, Vuçiç kishte thënë se vetë serbët kanë vulosur pavarësinë e Kosovës, duke i’u referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare, dhe cilësuar si veprim të gabuar të paraardhësve të tij, të cilët i janë drejtuar kësaj Gjykate në lidhje me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

Si ka paralajmëruar më herët, Presidenti i Serbisë, pritet së shpejti të bëjë publike platformën e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, për të cilën ka thënë se nuk do t’i pëlqejë të gjithë serbëve.

Kosova dhe Serbia pritet të hyjnë në fazën finale të dialogut që përflitet se do të rezultojë me një marrëveshje të obligueshme ndërkombëtare.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com