Dua Lipa në kategorinë e femrave shpallet mbretëreshë, ka albumin më të mirë për vitin 2017

In Jetë/Stil

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare ndërkombëtare.

Këngëtarja ka publikuar vitin e kaluar albumin e parë në karrierë dhe kjo ka arritur suksese të jashtëzakonshme.

Në fakt, sot është bërë zyrtare që albumi debutues i 22-vjeçares të jetë më i miri për vitin e kaluar në kategorinë e femrave.

E gjithë kjo në saje të shumë këngëve që u bënë hite dhe një ndër to është edhe New Rules.

Ky i fundit ka arritur shifra marramendëse të shikimeve në kanalin YouTube, ku deri më tani ka arritur 884 milionë.

“New Rules” është shpallur kënga më e mirë e vitit 2017 nga revista “The Times” ndërsa “Rollings Sontes” dhe “The New York Times” e rendisin në listën e këngëve më të mira të vitit.

Dua aktualisht është duke pushuar në ishujt fantastike të Xhamajkës, ku po shoqërohet prej shumë miqve.

Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore ndërsa ka paralajmëruar publikimin e albumit më të ri.

Dua Lipa është në përgatitje të videoklipit muzikor të këngës “IDGAF”, ku xhirimet tashmë kanë filluar dhe videoja muzikore do të jepet premierë më 12 janar.

Theksojmë se ajo ka fituar një numër të madh të çmimeve duke përfshirë “Best New Artist”, “Best Single”, “Best Pop Video – UK”. /Telegrafi/

It’s Official: the biggest debut album of 2017 by a female was @DUALIPA‘s self-titled record http://bit.ly/2CXdNTp 

You may also read!

Pamje të rralla, Oliver Ivanoviq ia puth dorën vajzës së Bajram Rexhepit (Video)

Në këto pamje të rralla, arkiv e agjencionit të lajmeve Associated Press, të publikuara më 2015-ën, shihet se si

Read More...

Policia e Kosovës zbulon pronarin e veturës që vrau Ivanoviqin

Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë së Kosovës, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë

Read More...

Vllasi: Oliveri është vrarë nga serbët, por Beogradi do t’ua veshë shqiptarëve

Disa goditje me revole zhurmëmbytëse ishin fatale për Oliver Ivanoviq, liderin e SDP-së, që u vra në mëngjesin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com