Dua Lipa rrëfen vuajtjet e saj për ‘The Guardian’: Asnjë refugjat s’largohet nga vendi i tij pa u detyruar (Foto)

In Jetë/Stil

Gjatë një interviste për The Guardian, Dua Lipa ka folur për origjinën e saj, krizën e refugjatëve dhe ndikimin e ‘Brexit-it’ dhe Donald Trumpit në peizazhin gjeopolitik modern.

Fillimisht, ajo ka treguar rreth refuzimit të gjyshit të saj për të pranuar okupimin e Kosovës nga Serbia. Dukagjin Lipa (babai i Duas) është djali i historianit Seit Lipa, i cili në vitet e nëntëdhjeta ishte drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës. Kur konflikti nisi edhe në Kosovë, karriera e tij mori fund.

Image

“Kur serbët erdhën, ata kërkonin që shumë historianë ta rishkruanin historinë e Kosovës. Ta ndryshonin – duke thënë se Kosova ishte gjithmonë pjesë e Serbisë dhe asnjëherë pjesë e Jugosllavisë. Ndërsa gjyshi im ishte një nga ata që refuzuan ta bënin këtë, prandaj mbeti pa punë, sepse nuk deshi të shkruante një histori, e cila nuk ishte e vërtetë për të”, ka rrëfyer këngëtarja.

Në vitin 1992, Dukagjini dhe Anesa (nëna e Duas) kërkuan strehim në Londër, ndërsa prindërit e tyre mbetën në Kosovës dhe në Bosnje e Hercegovinë (nëna e Anesës është boshnjake).

Seit Lipa vdiq në vitin 1999, në vitin kur përfundoi lufta në Kosovë. “Ai pati infarkt në zemër. Dhe duke qenë se kufijtë ishin të mbyllur, babai im nuk ka mundur të shkojë ta vizitojë”, ka treguar Dua.

Image

Seit Lipa

Këngëtarja ka lindur në Londrën veriperëndimore në vitin 1995. “I kam parë prindërit e mi duke punua çdo ditë”, citon The Guardian fjalët e Duas dhe më tej thuhet se babai saj në Kosovë deshi të bëhej dentist, kurse nëna avokate. Largimi drejt Londrës u dha fund planeve të tyre, prandaj ata u desh të punonin si kamerierë në kafe dhe bare të ndryshme. Në mbrëmje, babai i saj ndiqte kurse biznesi, kurse nëna e këngëtares merrte trajnime për udhëtime dhe turizëm. “Kur unë shkoja në shkollë, edhe ata shkonin në shkollë”, janë fjalët e 22-vjeçares.

Gjatë intervistës, gazetari e ka pyetur në lidhje me politikat e Trumpit ndaj mbylljes së kufijve dhe frikës së Britanisë së Madhe nga refugjatët dhe tërheqjes nga BE (të njohur si Brexit).

“Ti e kupton në nivel personal, se asnjë refugjat nuk largohet nga vendi i tij pa u detyruar “, janë fjalët e Lipës në lidhje me refugjatët, ndërsa sa i përket Brexit-it ka thënë: “Unë e kuptoj sa e rëndësishme është për Kosovën dhe kosovarët të qenit pjesë e BE-së, sa rëndësi ka për ta që të jenë pjesë e diçkaje të tillë. Prandaj (Brexit-i) është zemërthyes”.

Ndërsa kur i komenton veprimet e Trumpit, lë të kuptohet se është mbesa e një historiani: “Dikur më vonë do të jemi në gjendje ta kuptojmë qartë, kur vëmë dikë në fuqi si Trumpi, se ku kemi gabuar. Dhe shpresoj të kemi kuptuar e mësuar kjo”.

You may also read!

Sërish sulme në Siri (Foto)

Forcat ajrore irakiane kanë kryer sulme kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri, ka thënë zyra e kryeministrit Haider

Read More...

Hudhrat e Njoma Si Mrekulli Pranverore – Vlerat Për Shëndetin

Hudhrat e njoma paralajmërojnë ardhjen e pranverës. Nga marsi në maj, kjo është periudha e tyre. E ndërsa shumë

Read More...

Një pilote seksi si Angelina Jolie

Angelina Jolie është pjesë e dokumentarit “Mbretëresha e planetit të gjelbër” dhe është filmuar duke pilotuar një aeroplan. Ylli

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com