Dy ushqimet më të mira për zemër të shëndetshme

In Shendeti

Asnjëherë nuk jeni shumë të rinj për të filluar të mendoni rreth shëndetit të zemrës. Në fakt, ka shumë dëshmi që tregojnë se aq më herët që krijoni shprehi të shëndetshme në stil të jetesës, aq jetë më të mirë do të bëni në moshë të shtyer.

Ndoshta ju duket e tepërt, por sëmundjet e zemrës janë një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë – dhe mund ta prekin çdo njeri, transmeton Telegrafi.

Por, në anën tjetër, lajmi i mirë është se ka shumë dëshmi që tregojnë se stili i shëndetshëm i jetesës vërtet se ndihmon në zvogëlimin e rrezikut për këto sëmundje.

Shprehi të shëndetshme janë lënia e duhanit, ushtrimet e rregullta fizike, kufizimi i alkoolit, etj.

Megjithatë, përveç këtyre, ka edhe disa “top ushqime” të cilat ndikojnë që të keni zemër më të shëndetshme.

Domatet
Shpeshherë pohohet se dieta Mesdhetare është një nga më të shëndetshmet – në veçanti kur flitet për zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Bashkë me vajin e ullirit dhe atë të peshkut, domatetet janë tejet të shëndetshme për zemrën sepse janë të mbushura me antioksidues, vitaminë A dhe C.

Gjithashtu kanë edhe sasi të mëdha të licopoenit – substancë e cila ua jep atyre ngjyrën e kuqe dhe që e ulë kolesterinën, shtypjen e gjakut dhe pezmatimin.

Çokollata e zezë
Çokollata e zezë është e mirë për zemrën për shkak të sasisë së madhe të kakaos (por nuk po flasim për çokollatat e mbushura me sheqer). Një sasi modeste e çokollatës së zezë rekomandohet edhe nga doktorët si mënyrë për ta mbajtur zemrën të shëndetshme.

You may also read!

Sërish sulme në Siri (Foto)

Forcat ajrore irakiane kanë kryer sulme kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri, ka thënë zyra e kryeministrit Haider

Read More...

Hudhrat e Njoma Si Mrekulli Pranverore – Vlerat Për Shëndetin

Hudhrat e njoma paralajmërojnë ardhjen e pranverës. Nga marsi në maj, kjo është periudha e tyre. E ndërsa shumë

Read More...

Një pilote seksi si Angelina Jolie

Angelina Jolie është pjesë e dokumentarit “Mbretëresha e planetit të gjelbër” dhe është filmuar duke pilotuar një aeroplan. Ylli

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com