E bajshi me shendet patriotë me bateri false

In op/ed

Drenusha Zajmi – Hoxha

Mbreme rreth ores 22-23h, derisa po nguteshim drejt vetures nga i ftohti i madh dhe fryma e akullt, pashe dy femije rreth moshes 7-8 vjec, vajze e djale te perkatesise rome, te cilet me kutia te mbushura me ca pako cigare dhe ndonje cikerrime tjeter,hyne ne nje kafiteri per te shitur ndonje gje. Te veshur holle, si mos me keq, pa mbikqyrje, pa mbrojtje. Cka eshte ironia me e madhe, te dy kendonin “Himnin e Flamurit”. Se ku e nga kush e kane mesuar nuk e di. Me ndonje fjale mangut aty ketu, ata hyne e dolen duke e kenduar.
Ne ora 22- 23h, nuk gjendet ( si gjithmone) asnje polic qe i ndalon, u kerkon prinderit, i strehon e u ndihmon. Dy te mitur vetem, ne pike te nates dhe te ftohtit dhe askuj nuk i duket habi, duke na perfshire edhe neve qytetareve kishe-kasabali, qe kalojme perskaj trupave te femijeve te shtrire ne mes te betonit duke kerkuar lemoshe. Si te ishte gjeja me normale ne bote.
Tjetra: Keta dy femije po shesin, dmth po punojne, cka eshte poashtu jashteligjore per persona te mitur, e sidomos qe jane edhe pre e lehte e turli pedofili a keqtrajtuesi tjeter ne forme trafikanti femijesh. Perseri njerezit blejne, ata shesin.
Dhe vazhdojne kendimin, te dy te palare, te ngrire, te zbehur : …” me nje deshire e nje qellim…te perbashkuar….per shpetim”
E cfare qellimi ne jete mund te kene ne jete keta femije? Cfare deshirash? Kush do ti shpetoje? A duhet te jene ne shkolle keta femije? Alo, minister koti i arsimit, a eshte shkollimi fillor i detyrueshem?
Te gjitha ndjenjat per ate cope pelhure me shqiponje ose pa te, kuq, zi, kalter, verdhe a ku ta di, m’u zhduken mbreme para mjerimit te ketyre qenjeve njerezore- femije. Cfare feste, cfare dreqi kur i mbyllim syte para kesaj katrahure ( dhe te tjerave) ndersa shtyhemi si desh me brire jo flamuri yt, jo i imi, jo me takon mua, jo ty. E bajshi me shendet patriote me bateri false.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

5 commentsOn E bajshi me shendet patriotë me bateri false

  • Qita patriota me bateria na muren ne qaf. Duhet ma shpesh me shkrue per keta m…

  • Stil i hatashem i shtjellimit te temave sociale.Te lumt oj autore. Se vetem keshtu luftohen dukurite e kqija.

  • Une pajtohem plotesisht me ty. Mungese e punes se organeve perkatese,respektivisht ministrise se arsimit. Keta femije e kane vendin ne shkolle e jo ne rruge.

  • Nuk jane vetem organet fajtore. Fajtor jemi edhe ne, qe i ndihmojme me pak leke.Pas tyre qendrojne bosa me pasuri te madhe. Ata vetem keqtrajtohen

  • patritotat na kane mar nqafe oj shkrimtare.ata te vertetit nuk flasin po ata me bateriaja. kqyrja pasunine njihere. krejt i kane ma be me digitrona,baterija

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com