Edhe aktorja shqiptare Eliza Dushku pranon se u abuzua seksualisht në moshën 12 vjeçare në Hollywood (Foto)

In Jetë/Stil

Aktorja e njohur shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku ka rrëfyer së fundmi sekretin e saj më të tmerrshëm.

Në vazhdën e shumë rrëfimeve për abuzime seksuale në Hollywood, edhe aktorja shqiptare vendosi të tregojë historinë e trishtë se si ishte abuzuar seksualisht kur ishte një e mitur.

“Kur isha 12 vjeç, ndërsa xhiroja filmin “True Lies”, unë u ngacmova seksualisht nga Joel Kramer, një nga koordinatorët kryesor të Hollywoodit”, kështu e nis rrëfimin aktorja Dushku.

Joel Kramer

E njëjta në vazhdimësinë e rrëfimit tregon se abuzimi me të kishte ndodhur gjatë pushimeve, në të cilat i pranishëm ishte edhe Kramer.

Ajo tregon se si ai e kishte dërguar në një hotel, me arsyetimin ndaj prindërve se do t’i mësojë notin, por që më pas kishte abuzuar seksualisht me të.
“Në vend që të ishte mentori im, ai ishte abuzuesi im”, thotë më tej Eliza.

Muajve të fundit kemi qenë dëshmitarë të shumë rasteve kur yjet e Hollywoodit vendosën të tregojnë të vërtetat e tyre, se si janë abuzuar seksualisht në këmbim të favoreve për të qenë pjesë e projekteve kinematografike.

Eliza Dushku

Aktorja shqiptare mesa duket ka qenë njëra ndër to.

Në ceremoninë e përvitshme “Golden Globe” rëndësi të veçantë këtë vit iu kushtua pikërisht kësaj dukurie, duke trajtuar një dokumentar të plotë për yjet që u detyruan të potësojnë favore seksuale, për të arritur famën.

 

You may also read!

Manchester City marshon drejt titullit kampion, mposht Newcastlen (Video)

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero ka bërë një performancë mbresëlënëse duke kompletuar het-trikun për t’ia siguruar Manchester Cityt fitoren në

Read More...

Deputeti i parlamentit serb nga Zubin Potoku: “Zoti i Veriut” është Milos Radojiciq, rrahu midis qytetit Goran Rakicin

Deputeti i pavarur në Parlamentin serb nga Zubin Potoku, Slavisa Ristic pohoi se Milos Radojicic është “Zot i veriut”.

Read More...

“Ymeri do jetë kryetar i Partisë Socialdemokrate, Ahmeti kandidati i saj për kryeministër”

Gazetari dhe analisti Adriatik Kelmendi, e ka bërë një analizë mbi zhvillimet e fundit në Vetëvendosje dhe ndarjen e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com