Fitoi 451 milionë USD në loto, ja kush është fatlumi në Florida

In Jetë/Stil

Një 20-vjeçar nga Florida është fituesi i vetëm i 451 milionë dollarëve i një lotarie xhekpot, sipas BBC, njofton Syri.net.

Shane Missle kapi pesë numrat dhe një bonus duke shënuar fitoren e katërt më të madhe në historinë e kësaj loje në SHBA.

Ai zgjodhi të merrte një pagesë prej 282 milionë USD njëherësh në vend të të gjithë shumës për një periudhë të gjatë kohe.

Missler tha me anë të një deklarate për mediat se kishte pasur ndjesinë se do të fitonte natën e hedhjes së Mega Millions. Disa minuta pasi e kapi, një javë më parë, ai shkroi në Fb: “Oh. Zoti. Im.”

Missler e paraqiti biletën e tij fituese në selinë e lotos shtetërore në Tallahassee të premten i shoqëruar nga babai i tij dhe një avokat. Ai tha se kishte plane të mëdha për paratë e tij.

“Unë jam vetëm 20 vjeç, por unë shpresoj ta përdor atë për të përmbushur një sërë pasionesh, për të ndihmuar familjen time dhe për të bërë bamirësi për njerëzit,” tha i riu sipas deklaratës.

“Unë kam ndërmend të kujdesem për familjen time, të argëtohem dhe të çimentoj rrugën për të pasur sukses financiar në mënyrë që të mund të lë një trashëgimi në të ardhmen.”

Avokati i tij tha se klienti i tij ishte tërhequr nga puna në një kompani.

Missler e kishte blerë biletën fituese në një 7-Eleven në qytetin e tij të lindjes në Port Richeu, 64km në veri të Tampa, duke përdorur një opsion “Quicke Pick” që i përzgjedh numrat rastësisht.

Numrat fitues ishin 28, 30, 39, 59 dhe 70 me një “Mega Ball” me numër 10.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com