Fiton sërish Gjukanoviç, por çfarë marrin shqiptarët e Malit të Zi?

In Lajme, Rajoni

Procesi i votimit për zgjedhjet Presidenciale në Mal të Zi kaloi i qetë në 1200 qendrat e votimit. Të drejtë vote kishin 520 mijë malazezë, ku 22 mijë prej tyre janë shqipëtarë.

 Në garë janë 7 kandidatë, por përballja e fortë është ajo e Milo Gjukanoviç, liderit pro-europian, partia e të cilit udhëheq Malin e Zi prej 28 vitesh dhe në anën tjetër, Mladen Bojaniç i Frontit Demokratik një parti kjo nacionaliste ekstremiste proserbe.

Shqiptarët në Mal të Zi u bashkuan për të dhënë votën për Milo Gjukanoviçin.

Analistët në Ulqin thonë se kjo është zgjidhja për të shpëtuar jo vetëm shqipëtarët, por gjithë politikën e rajonit.

“Është një moment kritik, ku të gjitha arritjet e Malit të Zi drejt Europës dhe të gjitha arritjet e shqiptarëve këtu vihen në pikpyetje të madhe nëse nuk fiton Gjukanoviçi”, thotë analisti Ali Sala.

“Do të fitojë Milo Gjukanoviçi që në raundin e parë dhe se kjo fitore do jetë një fitore edhe për shqipëtarët”, deklaron Haxhi Shabani.

“Në këto 30 vite partia e Gjukanoviçit është dashur të bëjë më shumë për të drejtat e shqipëtarëve, por megjithatë tani është një moment kur duhet të votohet Gjukanoviç”, thotë gazetari Ismet Kallaba.

Zgjedhjet në Mal të Zi u monitoruan nga 2000 mijë vëzhgues dhe 30 media të huaja, duke treguar interes për drejtimin që do marrë shteti më i vogel në Ballkan, një drejtim perëndimor në NATO drejt BE –së, apo kthim vite pas drejt politikave proserbe.

You may also read!

Shpërthen Klopp: Ramos, je kanceri i futbollit! (Foto)

“I dashur Ramos, ndoshta për tifozët e skuadrës tënde mund të jesh hero, por për ata që e duan

Read More...

Rusët nuk i japin vizë se është shqiptare? Era Istrefi rrezikon performancën për hapjen e Botërorit

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi do të jetë zëri i këtij Botërori, teksa do të së bashku me Will Smith

Read More...

Arifi ia rikujton Vuçiqit marrëveshjet që nuk i ka zbatuar

Shefi i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë në Bruksel, Avni Arifi, ka përmendur marrëveshjen për energjinë të

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com