Fotografia e shqiptarit nga Maqedonia që tronditi botën

In Lajme, Rajoni

Në këtë fotografi Hajrush Ziberi lutet për jetën e tij, pasi ai kapet nga kriminelët serbë në Bosnjë në vitin 1991. Ai torturohet dhe me pas vritet nga “Tigrat e Arkanit”.

Ron Havivi është një fotograf amerikan, autori i fotografive në të cilat shihet pak para vrasjes Hajrush Ziberi, shqiptari nga Maqedonia që jetonte në Bijelinë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai u vra nga “Tigrat e Arkanit” në moshën 24 vjeçare. Hajrushi ishte nga fshati Laskarcë afër Shkupit, kurse në Bijelinë punonte si kamerier.

“Fotografitë që kanë bërë historinë”, kanë publikuar këtë fotografi, në të cilën shkruhet se së bashkë më të atë ditë të kobshme u vranë edhe dy miqtë e tij, Abdurrahami dhe Bejtullahu. Tre muaj para së të vritej nga kriminelët e Arkanit, Hajrushi ishte martuar me Hikmetën. Atë mëngjes, si përherë, ai ishte nisur për në punë, mirëpo nuk arriti atje.

U gjet në Savë, më 4 maj të vitit 1992. U varros is N.N. (No name). Me analizat e ADN-së u identifikua në Visoko, ku me pas eshtrat u varrosën në Maqedoni më 19 shtator të vitit 2004.

Ekzistojnë dy fotografi të Hajrushit në momentin kur “Tigrat e Arkanit” e keqtrajtojnë atë në Bijelinë. Njëra është e agjensisë amerikane të lajmeve, Associated Press, kurse tjetra ku “Tigrat…” i japin ujë është bërë nga RonHaviv.

“E kam takuar në xhaminë e Bijelinës. Tigrat ma treguan, më thanë si ishte shqiptar i Kosovës dhe ma treguan letërnjoftimin e tij. Pasi i vranë katër civilë, nga xhamia e nxorën Hajrushin dhe e dërguan drejt selisë së tyre. ‘Tigrat e Arkanit’ e përplasen për tokë dhe në atë moment unë e fotografova. I ngriti duart duke me shikuar dhe duke kërkuar ndihmë. Ushtarët mbanin në duar pistoleta, duke thënë se ishin të Hajrushit dhe se për këtë po e arrestonin”, ka treguar Haviv vite më vonë.

You may also read!

Manchester City marshon drejt titullit kampion, mposht Newcastlen (Video)

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero ka bërë një performancë mbresëlënëse duke kompletuar het-trikun për t’ia siguruar Manchester Cityt fitoren në

Read More...

Deputeti i parlamentit serb nga Zubin Potoku: “Zoti i Veriut” është Milos Radojiciq, rrahu midis qytetit Goran Rakicin

Deputeti i pavarur në Parlamentin serb nga Zubin Potoku, Slavisa Ristic pohoi se Milos Radojicic është “Zot i veriut”.

Read More...

“Ymeri do jetë kryetar i Partisë Socialdemokrate, Ahmeti kandidati i saj për kryeministër”

Gazetari dhe analisti Adriatik Kelmendi, e ka bërë një analizë mbi zhvillimet e fundit në Vetëvendosje dhe ndarjen e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com