Gjimnazistët kosovarë garojnë me botën- Nxënësit e gjimnazit “Hasan Nahi”, të tretët në botë

In Kosova, Lajme

Një lajm i mrekullueshëm për Kosovën vjen nga Bukureshti, Rumania. Nxënësit e gjimnazit “Hasan Nahi” të cilët përfaqësuan Kosovën: Admirim Kasolli dhe Fehim Hoti janë shkencëtarët e rinj kosovarë që kanë marrë medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare “ INFOMATRIX – 2018″, në fushën e projekteve mjedisore për energji të qëndrueshme.

 

Ata fituan  medaljen e bronzt (çmimi i tretë) me projektet shkencore inovative.

 

 

 

Nxënësit Admirim Kasolli dhe Fehim Hoti të shoqëruar nga Profesori i shkollës Detin Kotrri kanë fituar medaljen e bronzët me projektin shkencor:

 

 

 

“Projekti kompjuterik në të cilën ata kanë punuar është një projekt i quajtur “Arduo House” që ka të bëj me përdorimin e sensorave në shtëpi duke përdorur pajisjen “Arduino” e cila pajisje lidhet me PC ku me anë të kodeve kompjuterike Arduino merr urdhërat ekzekutuese ku pastaj i dërgon tek vet sensorat.

 

Duke përdorur këta sensorë ata kanë për qëllim parandalimin e dukurive si: dëmet e shkaktuara nga zjarri në shtëpi, dëme të shkaktuara nga uji, parandalimin e vjedhjeve etj.”

 

 

 

Infomatrix-i është një olimpiadë ndërkombëtare me projekte të ndryshme kompjuterike ku mbledh pjesmarrës nga më shumë se 46 vende të botës, me rreth 595 projekte dhe 1016 pjesëmarrës ku nga gjithë këto vende edhe nxënësit tanë patën mundësinë që ta përfaqësojnë shtetin e tyre, Kosovën.

 

 

 

Ishin mbi  1016 projekte shkencore  nga 46 shtete të Botës prej të cilave u zgjodhën 331 nga 43 Shtete projekte finalistë.

 

Me 46 shtete nga gjithë bota dhe mbi 43 shtete të cilat garuan në finale, gjimnazistët kosovarë arritën të konkurrojnë me botën e të marrin medalje bronzi në Garën e Olimpiadës Ndërkombëtare “ INFOMATRIX -2018”.

 

Kjo olimpiadë organizohet në Bukuresht, Rumani. Në këtë garë Gjimnazi Hasan Nahi merr pjesë për të parën herë.

 

Pavarësisht moshës fare të re, ata kanë shkëlqyer duke lënë të habitur jurinë me aftësitë dhe profesionalizmin e treguar në përgatitjen dhe zhvillimin e projektit.

 

Suksesi në Gjimnazin “Hasan Nahi” po kthehet në traditë. Vitin e kaluar nxënësit e këtij Gjimnazi u kthyen nga SHBA me medalje argjendi, ndërsa para një muaji  fituan tre medalje në Garën ndërkombëtare në Kenia, Afrikë . Ky është dhe fryt i punës së madhe të bërë nga arsimtarët dhe nxënësit, të cilët punuan rreth pesë muaj në laboratorët e shkollës dhe laboratorin e Katedrës Kimi-Fizikë të Universitetit të Prishtinës.

 

Deri më tani Gjimnazi “Hasan Nahi”  prej themelimit të saj në vitin 2013 i ka sjellë Kosovës 34 medalje ndërkombëtare.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com