The Guardian: Çfarë po bën Amerika në Siri që të mos përsërisë gabimet si në Jugosllavi

In Bota, Lajme

Sulmi i kryer nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca mund të jetë shkak për përfundimin e luftës dhe aleatët kanë gjasa të mbajnë goditje të reja për të shmangur gabimet që u bënë në Jugosllavë, shkruan The Guardian.

Sipas The Guardian, edhe pse u fol ditëve të fundit se sulmi që ndodhi në Siri mund të jetë shkak për të filluar Lufta e Tretë Botërore, ky opsion nuk ka qenë as afër asaj që ka ndodhë. Prapë se prapë ky sulm sipas autoriteteve ka qenë më i fuqishëm se ai i vitit të kaluar ku 59 raketa shkatërruar 20% të aviacionit sirian.

Sulmi i së shtunës ka qenë dy herë më i madh se ky, ndërsa në këtë të fundit janë përdorur edhe aeroplanë.

U qëlluan bazat ajrore, qendrat kërkimore dhe depot në të cilat ishin përgatitur armët kimike.
Guardian thotë se qëllimi kryesor, përveç paralajmërimit ndaj Asadit, ishte të shmangnin sa më shumë pozicionet e ushtrive ruse dhe iraniane, në mënyrë që konflikti të mos shpërthente.

Pavarësisht retorikës së Moskës për t’iu përgjigjur sulmit, Rusia, ashtu si Shtetet e Bashkuara, dëshiron të shmangë një konflikt të drejtpërdrejtë, pjesërisht sepse pothuajse në çdo segment, përveç bërthamoreve, është shumë më e tejkaluar krahasuar me Amerikën.

Për të shmangur konfliktin, Shtetet e Bashkuara njoftuan menjëherë Rusinë për sulmin.
Por rreziku më madh ka qenë mundësia për të sulmuar ushtarët rus apo iranian, apo gabimet që mund të preknin civilët nga ky sulm. Edhe pse SHBA dhe Britania e Madhe dëshmojnë se raketat në ditët e sotme janë shumë precize, por gabimet mund të ndodhin.
Gjatë luftës në Irak në vitin 1991, u sulmua strehimi El-Amiri në Bagdad, kur u vranë më shumë se 400 civilë. Gjithashtu, në vitin 1999 gjatë bombardimeve të Jugosllavisë, aviacioni i NATO-s goditi Ambasadën e Kinës në Beograd, kur u vranë tre gazetarë kinezë.

Për të mos e goditur Rusinë, Iranin ose civilët amerikanë, Britania e Madhe dhe Franca vendosën të qëllonin objektiva që besonin se ishin mjaft larg.
Spekulimet se bota është në prag të një lufte botërore ka gjasa të vërtetohet e pabazë, ka përfunduar gazeta britanike.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com