Hakmarrja qesharake e Putinit ndaj SHBA-ve

In Bota, Lajme

Ligjvënësit rusë miratuan unanimisht të martën, gjatë leximit të parë, projektligjin për t’u hakmarrë kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore për vendosjen muajit të kaluar nga Uashingtoni, të sanksioneve ndaj disa prej kompanive dhe biznesmenëve më të mëdhenj rusë, transmeton VoA.

Një nga masat do të fuqizonte Kremlinin për të imponuar si përgjigje “kundër-sanksione” gjithëpërfshirëse. Sipas një tjetër mase, zbatimi i sanksioneve të vendosura nga SHBA-të ndaj Rusisë konsiderohet vepër penale ose ofrimi i të dhënave apo këshillave lidhur me veprimet ndëshkuese.

Sipas ligjit të propozuar, refuzimi për t’i ofruar shërbime, apo refuzimi për të bërë biznes me oligarkët rusë ose kompanitë ndaj të cilave janë vendosur sanksione nga SHBA-ja, do të dënohej deri në katër vjet burg. Masat e propozuara kanë alarmuar investitorët dhe kanë hapur perspektivën e një cikli veprimesh hakmarrëse.

Pasi projektligji siguroi miratimin në leximin e parë të tij, zyrtari i Kremlinit Alexander Sinenko tha se qeveria ruse mbështet përgjigjen parlamentare ndaj sanksioneve që synojnë ndëshkimin e Moskës për ndërhyrjen e saj të dyshuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe aktivitete të tjera keqdashëse.

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi vendosjen e sanksioneve muajin e kaluar.

Hakmarrja e Rusisë do të ketë ndikim të papërfillshëm tek SHBA, pasi flukset tregtare janë të parëndësishme. Por hakmarrja do të acaronte marrëdhëniet tashmë të tensionuara SHBA-Rusi, që analistët i cilësojnë si në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.

Siç thonë ata, sanksionet e Shteteve të Bashkuara të vendosura ndaj Rusisë në prill, që kishin nën shënjestër mbi 20 oligarkë të afërt me Presidentit rus Vladimir Putin, kanë provuar se kanë pasur një ndikim më të madh tek Rusia nga sa pritej. Por në këtë fazë, saksionet nuk po bëjnë asgjë për sa i përket mundësisë së kundërvënies së qytetarëve të zakonshëm ndaj Kremlinit, apo minimit të popullaritetit të përgjithshëm të udhëheqësit rus, gjithnjë nëse të dhënat e votimit të fundit, janë të sakta.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com