Haradinaj nuk merr pjesë në interpelancat e sotme

In Kosova, Lajme

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, ku janë caktuar pesë interpelanca, katër prej të cilave, është thirrur të raportojë kryeministri Ramush Haradinaj.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka deklaruar se kryeministri Ramush Haradianaj nuk do të mund të jetë prezent në këto interpelanca pasi Qeveria është nikoqire e pritjes së kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borissovit.

Ardhja e tij është bërë me ftesë të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të, ku ndër të tjera kishin folur edhe për Samitin e Sofjes, që vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri bullgar do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçin dhe kryeparlamentarin, Kadri Veselin.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com