Horoskopi ditor, e Premtë 30 Mars 2018

In Jetë/Stil

Dashi

Dite mjaft romantike kjo e sotmja për gjithë te dashuruarit. Partner do iu surprizoje ne çdo moment dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret nuk do jene ne gjendje te mire shpirtërore dhe nuk do e kenë mendjen tek jeta sentimentale. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do iu ndihmoje ta përmirësoni shpejt situatën. Shlyejini sa me shpejt borxhet qe keni marre.

Demi

Do kërkoni me shume qetësi se kurrë sot ne jetën tuaj sentimentale dhe do reflektoni mbi te ardhmen. Flisni hapur me partnerin nëse nuk doni qe ai te mërzitet kot. Beqaret do kërkojnë një person qe te ketë te njëjtat aspirata politike dhe fetare. Mundësitë nuk do jene te mëdha, por asnjëherë nuk i dihet. Financat do mbrohen gjithë kohës nga planetët dhe nuk priten vështirësi.

Binjaket

Do jeni me humor shume te mire sot dhe do jeni te gatshëm te bëni çdo lloj sakrifice vetëm për te kaluar momente mbresëlënëse me partnerin. Edhe ai do ketë te njëjtat mendime me ju. Beqaret duhet te përgatiten për ndryshime rrënjësore ne jetën sentimentale. Financat do kenë nevoje vetëm për pak me tepër vëmendje për te qene te stabilizuara.

Gaforrja

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe pa ndonjë gjë te rëndësishme për t’u veçuar. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa e vrare shume mendjen. Beqaret do jene sharmante dhe joshës dhe nuk do iu shpëtojnë syve te askujt. Mundësitë për te krijuar një lidhje shume shpejt do jene te mëdha. Financat do jene me te mira sesa ju mendonit, mos u shqetësoni.

Luani

Mos u tregoni gjithë kohës dyshues për partnerin tuaj dhe mos xhelozoni për te sepse ka rrezik te përballeni me debate te zjarrta. Mos iu besoni shume as miqve te ngushte. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse mundësitë qe do iu paraqiten për te krijuar një lidhje nuk do jene te mira. Financat fatmirësisht nuk do jene aspak problematike.

Virgjeresha

Me ndihmën e Venusit do i kaloni te gjitha vështirësitë qe keni pasur ne çift dhe do jeni me te sigurte për ndjenjat tuaja. Dita do jete me pozitive sesa disa kohe me pare. Disa beqare do fillojnë histori dashurie pasionante dhe mjaft emocionuese. Financat do jene te mira nëse i menaxhoni me maturi dhe kujdes. Ne te kundërt do përballeni me pengesa te shumta.

Peshorja

Do keni mosmarrëveshje te vogla me partnerin tuaj sot, por asgjë e rende nuk ka për te ndodhur. Te dy do i kuptoni gabimet dhe do e qetësoni situatën. Beqaret do jene me gati se kurrë për te kërkuar dashurinë e madhe dhe do përfitojnë shume nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Ne planin financiar do jeni me te organizuar dhe do shpenzoni me maturi.

Akrepi

Do jeni me tolerante se kurrë gjate kësaj dite dhe marrëdhënia mes jush do vazhdoje te jete e mire. Ata qe kane shume kohe bashke do mendojnë edhe për një bashkëjetese. Beqaret do e takojnë me ne fund princin e kaltër dhe do futen ne një etape te re jete. Ne planin financiar duhet te luftoni fort me problemet qe do iu dalin përpara sepse po i anashkaluar do keni vështirësi.

Shigjetari

Klima yjore nuk do jete shume e përshtatshme sot për jetën sentimentale te çifteve prandaj marrëdhënia ne çift nuk do shkoje ashtu si duhet. Here pas here mund te debatoni me partnerin. Beqaret do kenë takime pa fund, por nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Ne planin financiar duhet te ndiqni një program strikt dhe te bëni pak ekonomi.

Bricjapi

Ne vend qe te mendoni për aventura kalimtare, kushtojini me tepër vëmendje personin qe keni ne krah. Mundohuni ta ripërtërini marrëdhënien tuaj qe te përjetoni emocionet e dikurshme. Beqaret do joshin pa fund dhe do hedhin hapat e para drejt krijimit te një lidhjeje. Ne planin financiar nuk duhet te kryeni ende transaksione shume te mëdha.

Ujori

Pritet qe kjo dite te jete përgjithësisht e bukur për te dashuruarit. Do qeshni, do luani dhe do përkëdheleni pa fund me personi qe doni. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret nuk duhet te tregohen me te turpshëm sepse do ngelen vete gjithë kohës. Financat do jene te lëkundura për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do iu duhet te kryeni. Kujdes!

Peshqit

Mbajini premtimet qe i keni bere partnerit tuaja sepse përndryshe ai nuk do ketë me besim tej ju dhe marrëdhënia do mare tatëpjetën. Beqaret do jene te privilegjuar nga yjet dhe mund te kenë dashuri me shikim te pare. Gjerat do ndryshojnë jashtë mase për ju. Ne planin financiar do iu gjeni zgjidhje te gjitha pengesave qe iu kishin dale përpara.

You may also read!

Shpërthen Klopp: Ramos, je kanceri i futbollit! (Foto)

“I dashur Ramos, ndoshta për tifozët e skuadrës tënde mund të jesh hero, por për ata që e duan

Read More...

Rusët nuk i japin vizë se është shqiptare? Era Istrefi rrezikon performancën për hapjen e Botërorit

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi do të jetë zëri i këtij Botërori, teksa do të së bashku me Will Smith

Read More...

Arifi ia rikujton Vuçiqit marrëveshjet që nuk i ka zbatuar

Shefi i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë në Bruksel, Avni Arifi, ka përmendur marrëveshjen për energjinë të

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com