Hoxhaj në New York: Kompletimi i sovranitetit të Kosovës bëhet me anëtarësimin në OKB

In Kosova, Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në New York, ku ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Instituti Amerikan “Independent Diplomat” dhe Konsullata e Kosovës në New York, për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku ishin të pranishëm kongresisti amerikan Eliot Engel dhe shumë diplomatë të njohur botërorë.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se në 10 vjetët e fundit Kosova është dëshmuar si storie suksesi në ndërtimin e shtetit nga themelet. Ai foli për të arriturat dhe sfidat e Kosovës në 10 vjetët e shtetësisë.

“Dekada e parë e shtetësisë ka nxjerrë si rezultat një shoqëri demokratike, shumetnike dhe sekulare. Në planin e brendshëm janë ndërtuar institucionet politike shtetërore, është krijuar baza për zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik, janë bërë reforma të shumta në fusha të tjera të jetës, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, drejtësia e deri tek ambienti”, ka thënë Hoxhaj.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj foli edhe për dimensionin e dytë të shtet-ndërtimit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Dimensioni i dytë i shtet-ndërtimit është integrimi i Kosovës në bashkësinë dhe institucionet ndërkombëtare, pra njohja dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Sot janë 115 shtete që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, dhe janë 67 organizata ndërkombëtare ku Kosova është anëtare. Kosova ka marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, dhe zbatimit të saj, si një proces i rëndësishëm për integrimin e Kosovës në BE”, vazhdoi Hoxhaj në fjalën e tij, duke shtuar se këto arritje sa popullit të Kosovës, i takojnë edhe partnerëve ndërkombëtarë të vendit tonë.

Hoxhaj ka listuar dy sfida që e përcjellin Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, edhe 10 vjet pas pavarësisë.

“Duke festuar 10 vjetorin e pavarësisë dhe duke nxjerrë një bilanc se çfarë është e çka mbetet për t’u bërë, Kosovës i duhet qartësi strategjike për të ardhmen e saj. Kosova duhet t’i adresojë dy sfida: E para, është kompletimi i sovranitetit përmes anëtarësimit në OKB, një proces ky i vështirë por i pandalshëm; dhe e dyta: vendi duhet të lëvizë nga përmbyllja e shtet-ndërtimit, në fazën e ndërtimit të një shoqërie dhe ekonomie të zhvilluar, që do ta bëjë të mundur anëtarësimin e Kosovës edhe në BE dhe në NATO”, përfundoi Hoxhaj.

Në këtë panel, përveç zëvendëskryeministrit Hoxhaj folën edhe ambasadori i Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen dhe ambasadori Zalmay Khalilzad që ka shërbyer ambasador i SHBA-së në OKB. Paneli u moderua nga gazetari i njohur i Al Jazeera’s, James Bays.

You may also read!

Humbet Atletico Madrid, Barcelona një fitore larg titullit

Atletico Madrid ka humbur sot në Real Sociadad duke ja rregulluar Barcelonës rrugën që ata qysh në ndeshjen e

Read More...

Tahiri: Vetëvendosje angazhohet për rrënimin e shtetit

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka hedhur akuza të forta në drejtim të lëvizjes Vetëvendosje. Në televizionin publik, Tahiri

Read More...

Vjen reagimi i parë nga BE, pas sharjeve dhe përdhosjes së flamurit kroat nga Shesheli

Komisioni Evropian kritikoi të enjten një incident në Serbi, në të cilin ligjvënësi ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, ka përdhosur

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com