Hoxhaj: Serbia po synon të nxis tensione në Kosovë përmes lajmeve të rrejshme

In Kosova, Lajme

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në mediat serbe në lidhje me gjoja intervenim të mundshëm të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Hoxhaj tha se mediat serbe po vazhdojnë ta manipulojnë publikun me lajme të rrejshme në lidhje me Kosovën, dhe se këto lajme kanë për qëllim destabilizimin e vendit.

Hoxhaj tha se se lajmi i publikuar në portalin serb Informer është lajm i rrejshëm që tenton të nxisë tensione në Mitrovicën veriore.

“Mediat serbe po vazhdojnë ta manipulojnë publikun me lajme të rrejshme në lidhje me Kosovën. Lajmi i publikuar sot nga një portal, i cili njihet për tendencën e manipulimit dhe lajmeve të rrejshme, për gjoja intervenim të Policisë së Kosovës në Mitrovicën veriore, është lajm i rrejshëm dhe qëllim keq, i cili synon të nxisë tensione në veri të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj shtoi se Policia e Kosovës është institucion me përbërje multi-etnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve.

“Këtë e ka dëshmuar edhe vlerësimi ndërkombëtar si policia më profesionale në rajon”, ka përfunduar Hoxhaj.

Portali serb, Informer, gjatë ditës së sotme ka publikuar një shkrim ku flitet për gjoja intervenim të Policisë së Kosovës në veri të vendit, para datës 25 prill.

Informer njihet si portal tendencioz që jo-rrallëherë shpërndan lajme të rrejshme për të nxitur tensione në Kosovë.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com