Intervista e Vuçiç në “Le Monde”: Unë nuk lyp në derën e BE si Edi Rama

In Lajme, Rajoni

Presidenti serb që ndodhet në Paris i ka dhënë të mërkurën një intervistë të përditshmes franceze Le Monde lidhur me Samitin e vendeve të Ballkanit perendimor me BE-në në Sofje, lidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian dhe sidomos me deklaratat e presidentit macron se BE fillimisht duhet të reformohet dhe pastaj të zgjerohet. Pyetja ka qenë e qartë, nëse ka ende kuptim të duash të hysh në BE para vitit 2020 pas këtij qëndrimi të Makronit.

Por përgjigjja e Vuçiçit ka qenë befasuese: “Unë kam një qasje të ndryshme nga Edi Rama, unë nuk dua të lyp për çfarëdo lloj arsyeje” ka thënë ai (shiko faksimilen nga gazeta poshtë).

Më pas presidenti serb ka thënë se vendi i tij ka bërë progres ekonomik por ai e di gjithashtu seç duhet të rregullojë.

Por, ndërfutja e Edi Ramës në intervistën e tij ngre një pyetje: A mos vall Vuçiç do të thotë se ai është dinjitoz në raport me partnerët europinë dhe Edi Rama sillet si lypsar karshi tyre. Ai nuk e thellon më tej përgjigjen por edhe ne nuk mund ta interpetojmë më gjatë. Aq më tepër që është fjalë e një serbi./Lapsi.al

 

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com