Ismaili: Do i bëjmë sigurimet shëndetësore, do rrisim dhe numrin e mjekëve në spitale

In Kosova, Lajme

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se shërbimet shëndetësore do të realizohen gjatë këtij mandati katërvjeçar.

Sipas Ismailit, sigurimet shëndetësore janë një çështje problematike që duhet trajtuar si prioritet megjithatë ai potencoi se ka dhe të tjera vështirësi me të cilat ballafaqohen qytetarët e vendit, e të cilat kërkojnë zgjidhje, njofton Klan Kosova.

”Do të bëjmë gjatë këtij mandati konsideratë me të gjitha problemet shëndetësore”.

”Unë e di që shërbimet shëndetësore do të bëhen gjatë këtij mandati katërvjeçar, por nuk janë vetëm këto problematike, sepse ka edhe çështje të tjera që na preokupojnë”.

Më tej në Info Magazine të Klan Kosovës, Ministri Uran Ismaili ka folur edhe për gjendjen sa i përket furnizimit me barna, për të cilin problem tha se qëndrojnë në kushte më të mira se sa në muajt e kaluar.

Ismaili ka përmendur po ashtu dhe rritjen e numrit të mjekëve të punësuar në spitale, njofton Klan Kosova.

”Furnizimi me barna është më i mirë se sa ka qenë në tremujorin e kaluar. Tani kemi bërë ndryshime, por ky është proces menaxherial që kërkon pak kohë”.

”Nuk do e lëmë me kaq. Do të rrisim numrin e mjekëve në spitalet tona sepse është e nevojshme”.

”Vizita ime ka qenë që t’ju tregojmë qytetarëve se ne jemi këtu për juve. Rreth akuzave për neglizhencë dhe ndonjë lloj ryshfeti, unë do të bëjë hetime”.

”Nuk përfaqëson një rast individual punën e palodhshme të personelit shëndetësor. Nuk mund të fshihesh. Ka shumë përvoja negative në sektorin e shëndetësisë, por nuk janë ato të cilat na definojnë”.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com